Berisha doli ditën e Pavarësisë dhe mbron faljen e kufijve në favor të Greqisë: Ishte marrëveshje e mirë

Berisha doli ditën e Pavarësisë dhe mbron faljen e kufijve në favor të Greqisë: Ishte marrëveshje e mirë

Sali Berisha

Pas daljes nga arresti shtëpiak, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri në menaxhimin e negociatave me Greqinë për kufirin detar.

Berisha doli ditën e Pavarësisë dhe deklaroi se marrëveshja e re për ujërat territoriale është shumë më e pafavorshme për Shqipërinë krahasuar me atë të nënshkruar nga qeveria e Partisë Demokratike, të cilën Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Ai theksoi se Shqipëria humbi për shkak të qëndrimit të pasigurt dhe të pavendosur të qeverisë aktuale, ndërsa Greqia përfitoi nga e drejta ndërkombëtare për të zgjeruar ujërat e saj në 12 milje.

'Mund të them se të gjitha qëndrimet e Edi Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjët tanë. Së pari, ai injoroi totalisht traktatin për shkakun e vetëm se ishte firmosur nga qeveria e PD.

Së pari, qeveria e PD arriti të firmosë marrëveshjen e detit me Greqinë dhe unë u them ju se ajo marrëveshje ishte, siç quhet, fitim-fitim, pra fitonte secila palë. Ajo ishte një marrëveshje e ndershme, transparente, të cilën Edi Rama e paditi në gjykatë, dhe pasi e rrëzoi në gjykatë për interesa joshqiptare, u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke.'

Sipas Berishës, marrëveshja që do firmos qeveria e Edi Ramës me Greqinë për detin do të jetë në kushte të pafavorshme krahasuar me marrëveshjen e parë të 2009-ës. 

'Pasi negociuan katër vite me radhë, një ditë të bukur dalin e u thonë, tani nuk na lë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kush humbi në këtë mes? Humbi Shqipëria. Pse humbi Shqipëria? Sepse mungesa e plotë e seriozitetit të qeverisë së Tiranës, bëri që qeveria greke, e cila kishte qëndruar për dekada në hapësirën 6 milje të ujërave territoriale, në përputhje me traktatin ndërkombëtar, kaloi në 12 milje. Dhe këtu Greqia nuk shkeli asnjë traktat, përkundrazi Greqia shfrytëzoi atë të drejtë ndërkombëtare që i jep traktati i detit.

Ishin këta që negociuan katër vite dhe thanë se ne nuk na lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht asnjë qeveri, edhe unë po të isha, do të bëja të njëjtin vendim. Do merrja të njëjtin vendim. Atëherë Greqia shfrytëzoi të drejtën e traktatit dhe kaloi në 12 milje. Kështu që marrëveshja që do firmoset, firmoset në kushte shumë të pafavorshme se marrëveshja e parë. Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së Tiranës.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kola: 29/11/2024 18:19

    KY MASKARA DO VARUR PER LLAPE,,,DO TE NA SHESI SHQIPERINE TEK GREQIA,,,,PRANDAH I BASHKOHET VANGJEL DULE KETIJ PUSHTI ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje

VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje