Berisha drejt 'burgosjes' në shtëpi, Ngjela: Shpërfilli forcën shtetërore, vazhdon gabimin! Ruajtja me polici e kufizimi i komunikimit, kërkesa të ligjshme

Gjykata e Posaçme nesër do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e SPAK që ndaj Sali Berishës të caktohet masë sigurie arrest shtëpie si dhe të ruhet te dera me një punonjës të Policisë.

Avokati Spartak Ngjela në “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon tha se nuk është i pari Berisha me një masë të tillë nëse pranohet nga Gjykata. Kjo kërkesë e SPAK sipas Ngjelës është e ligjshme nga ana ligjore duke iu përgjigjur zërave kundër.

“Gjykata ka dy vendime për Saliun. Një në favor, pra të parën e ka kundër dhe të dytën në favor. Si zor të përjashtohet gjyqtarja”, tha Ngjela.

“Kur thuhet se nuk e pranon ligji duhet të thuash dispozitën se nuk lejohet. Të gjithë janë ruajtur me policë te dera. Tani po e dëgjojmë për herë të parë se nuk duhet. Pashë vendimin e gjykatës që thotë të ruhet me policë. Vendimi i gjykatës është më i fortë se ligji. I dëgjoj këta, këta s’kanë fare kulturë ligjore. Vendimi i gjykatës thotë këtë këtë... por problemi qëndron se nuk e kanë shkelur asgjë në funksion të ligjit asnjë të drejtë nuk është shkelur.”

Nëse Gjykata nesër pranon kërkesën e SPAK për Ngjelën do të thotë se është e nevojshme që ai të ruhet nga policë, sepse juridikisht siç nënvizon avokati arrest pa ruajtje nuk ka.

“Ky është zë në shkretëtirë. Në ke një vendim gjykate që ka vendosur këtë, duhet ta atakosh vendimin e gjykatës sepse nuk ka forcë tjetër që ta neutralizojë. Nëse vendimi i gjykatës atakohet kjo është e saktë. Gjykata e merr nesër vendimin. Kërkesa e prokurorisë është me mbrojtje policore. Tani e pranon apo jo gjykata do e shikojmë nesër. Kam përshtypjen se do e pranojë se i ka pranuar të gjithë të tjerët. Ligji thotë arrest shtëpie, por arrest pa mbrojtje shtetërore nuk ka nëse do të flasim juridikisht”.

Në këtë masë sigurie, SPAK kërkon që Berishës t'i ndalohet komunikimi me çdo person tjetër, përveçse me ata që jeton në të njëjtën banesë. Nëse GJKKO e pranon, edhe kjo kërkesë avokati thotë se duhet respektuar.

“ Po e ndaloi gjykata nuk lejohet komunikimi. Të gjitha janë në dorë të gjykatës. Nëse s’je dakord me vendimin e gjykatës çoje në gjykatë të lartë. Nuk merrem me populizma.”

Deklaratat e Berishës, Ngjela i quan komike. Sipas tij GJKKO do ta pranojë kërkesën e SPAK nisur nga fakti se ish kryeministri nuk ka përfillur ligjin duke mos respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për aferën e Partizanit.

“Kjo është komedi. Personat që janë duke u pushtuar nga tragjedia shpesh herë mbrohen me komedi. Kjo është aksiomë në juristprudencë... Nëse gjykata vendos arrest shtëpie me policë dhe pa komunikim s’ka zot që t’ja japë. Shenjat janë që do t’ja heqin të gjithë të drejtën sepse nuk respektoi ligjin. Mungesa e respektit ndaj ligjit është mospërfillje e forcës shtetërore, jo e gjykatës. Sepse forca shtetërore vjen dhe kalon përmes një gjykate. Ka bërë gabim. Vazhdon gabimin, puna e tij është...”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Altin Dumani një nga njerëzit me ndikim në 2023, Ngjela: Po vazhdoi kështu do të ketë karrierë të suksesshme politike

 

Kreu i SPAK Altin Dumani rezulton të jetë njeriu më me ndikim përgjatë vitit 2023, sipas sondazhit të Report Tv. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Frontline” në Report Tv tha se nëse vazhdon kështu ai do të ketë sukses në politikë ndërsa solli dhe shembuj të ngjashëm.

“Po të vazhdojë kështu ai do të ketë karrierë të madhe politike,. Kështu ka ndodh. Të gjithë ata që kanë pasur sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë pasur sukses. Prokurori që ka shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar ka shkuar deri në president të SHBA. Ai e ka ditur por edhe unë e kam thënë se nëse ai i qëndron strikt ligjit do bëjë karrierë në Shqipëri”, tha Ngjela.

Ora 19:38
'Fajësia është qëndrimi psikik i personit ndaj veprës’, Spartak Ngjela: Strasburgu do qeshte me mbrojtjen e Berishës

 

Sali Berisha në kontestim të vendimit të GJKKO ka paralajmëruar se do çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Avokati Spartak Ngjela në “Frontline” në Report Tv tha se Strasburgu do të qeshte me mbrojtjen që bën Berisha.

Pyetje: Sa do i shërbente Berishës po ta çonte çështjen në Strasburg?

Ngjela: Nuk do shkojë Berisha në Strasburg por çështja. Do qeshë Strasburgu me këtë mbrojtje.  Vendimi i Strasburgut megjithatë nuk është detyrues. Shumë nuk e kanë zbatuar.

Pyetje: Nëse do ishit avokati i Berishës si do vepronit, si do e bënit mbrojtjen?

Ngjela: Do shikoja sa është masa e fajësisë. Fajësia është qëndrimi psikik i personit ndaj veprës. Nëse personi ka bërë një vepër dhe ka shthurje mendore është i pafajshëm sepse gjendja psikike e tij nuk i takon gjendjes normale. Mbrojtja bëhet para një gjykate dhe jo nga shtëpia ime. S’kam si të them si do ta mbroj sepse çdo avokat ka sistemin e vetë.

Pyetje: Nëse Berisha pas vendimit të gjykatës ditën e nesërme të dalë nga banesa në ambiente të tjera, apo për të shkuar në seli, a rrezikon ashpërsim të mëtejshëm të masës së sigurisë?

Ngjela: 100%. Ashpërsohet masa, por ai nuk del dot pa leje sepse nuk do ta lënë policët.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 27/12/2023 15:20

    Ju lumtë për dashnin dhe rrespektin që keni mes veti,kemi bollë argumente se shpirtat jan tpa vdekshëm,mas miri e din bojat kto i rilindin të dashnit e vetë,me borqli merret industria,o ju të gjor kur do ta kuptoni se nkit bot ska kurgja të vdekun asë falas,deri më sot askush se ka falë borqin,me vetëdije po e denoni vehtën për shum shekuj për hilet që i keni ba,met tvërtet jeni budallenj

    Përgjigju
  • Mark: 27/12/2023 02:49

    Ku shkon injoranca dhe servilizmi. Dmth nese New York Times ose Amnesty International duan te intervistojne Berishen, nuk munden pasiqe i ndalon "ligji" i trashegimtareve te enverizmit njemije here me te ligj se eterit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar