Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje

Në sondazhin e muajit dhjetor të publikuar në emisionin “Repolix” në Report Tv, 50.1% e të anketuarve e shohin Dumanin si njeriun më me ndikim, ndërsa pas tij renditet kryeministri Edi Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku.

Mes dosjeve të bujshme që ndodhen në tryezat e SPAK, të anketuarit shohin si më të rëndësishmet për t’u hetuar çështjen “Gërdeci” dhe “21 janarin” si dhe 'aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'. Të pyetur se cila nga çështjet që po heton SPAK është më e rëndësishmja, 30.5% e të anketuarve përgjigjen Gërdeci, 27.5% “21 janari”, 17.7% inceneratorët, 14.5% ish-klubi Partizani, 6.1% tenderat e shëndetësisë dhe 4% Cez-Dia.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte mandatin e katërt. Në sondazhin e muajit dhjetor, 37% e qytetarëve thonë se do të votonin PS-në, 16.2% PD e Berishës që shënon rënie me një muaj më parë, 5.1% PD e Bashës dhe 2.2% Partia e Lirisë.

Sa i takon vlerësimit për qeverinë, 40.4% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 59.6% negativ. Shumë pak qytetarë janë të kënaqur me veprimtarinë e opozitës. Vetëm 14.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa pjesa tjetër në total 80.06% e vlerësojnë negativisht, aksionin e opozitës.

Rama vijon të jetë lideri më i pëlqyer, ndërsa kryebashkiakët e tij socialistë marrin më shumë mbështetje nga të anketuarit e sondazhit. Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij ndërkohë që është duke u përballur me drejtësisë i akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Kështu 15.9% e qytetarëve të pyetur kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, kundrejt 17.6% që kishin muajin e kaluar (nëntor).

Kualifikimi i kombëtares shqiptare në evropianin Gjermani 2024 ka rritur vlerësimin dhe mbështetjen për futbollistë e kryesisht për trajnerin brazilian Sylvinho. Qytetarët të pyetur së kush janë 10 persona sportivë/artistikë që ju kanë lënë më shumë mbresa gjatë 2023, 40.1% e të anketuarve janë përgjigjur trajneri Sylvinho, e pas tij renditen edhe futbollistë të kombëtares.

Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me autorin e sondazheve Eduard Zaloshnja realizua me 1102 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.4 %.

Të ftuar në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga për të analizuar shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja ishin Pano Soko, Brizida Gjikondi dhe Arian Galdini.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt! Berisha e Meta sërish në rënie! Rritet PD

Nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 20 dhjetor, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 37% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër kjo në rritje krahasuar me një muaj më parë që ishte 35.5% (nëntor).

PD e Berishës sërish pëson rënie, ndërsa Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar rritje. Qytetarët të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 16.2% kanë thënë PD e Berishës, e cila pëson një rënie me 1.9% krahasuar me muajin nëntor. Ndërsa 5.1% e qytetarëve të pyetur kanë thënë PD e Bashës, e cila pëson një rritje të lehtë me 0.4% krahasuar me muajin nëntor. Partia e Lirisë sërish ka rënie. Vetëm 2.2 e qytetarëve të pyetur do të votonin për PL-në. Në muajin nëntor ishin 3.2%. Ndërkohë parti tjetër do të votonin 5.1%.

Sipas të dhënave të sondazhit ka pasur rritje të qytetarëve të pakënaqur me partitë politikë. 34.3% thonë se nuk do të votonin, krahasuar me 33.3% që ishin në muajin nëntor.

Ora 22:19
Sondazhi në Report Tv/ Vijon rënia e mbështetjes për Berishën, vetëm 16%! Rritet vlerësimi për Ramën! 37% nuk duan asnjë prej liderëve të sotëm të politikës

Vlerësimi i qytetarëve për politikanët është ulur, krahasuar me një muaj më parë. Kjo vërehet në shifrat e sondazhit të Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.

Megjithatë vlerësimi për kryeministrin Edi Rama është rritur, i cili vijon që të mbajë fronin në radhët e politikanëve më të pëlqyer. Sot 40% e qytetarëve kanë opinion pozitiv për Ramën, kundrejt 38.5% e qytetarëve që ishin në muajin e kaluar (nëntor).

Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij ndërkohë që është duke u përballur me drejtësisë i akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Kështu 15.9% e qytetarëve të pyetur kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, kundrejt 17.6% që kishin muajin e kaluar (nëntor).

Rritje të lehtë ka vlerësimi për kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin 4.9% e qyfterëve mendojnë pozitivisht, ndërsa në muajin nëntor shifrat ishin 4.4%

Ndërkohë edhe mbështetja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rënë edhe më shumë. Për të kanë votuar pozitivisht 2.2% e qytetarëve krahasuar me një muaj më parë që ishte 3.7%.

Ndërkohë 37% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjëri nga këta politikanë, shifra këto që të krahasuara me një muaj më parë janë në rritje, në nëntor ishin 36.3%.

Ora 22:01
Sondazhi i Report Tv/ Berisha 'luftë' drejtësisë, Rithemelimi kaos e dhunë në Kuvend! 80% e qytetarëve vlerësojnë negativisht

Qëndrimi i grupit të deputetëve demokratë të udhëhequr nga Berisha, i njohur si grupi i “Rithemelimit”, duke sulmuar organet e drejtësisë si të përdorur politikisht si dhe duke krijuar kaos në Kuvend, duket se kanë sjellë ndikim negativ për opozitën në tërësi në elektorat.

Aktiviteti i opozitës vlerësohet negativisht nga qytetarët shqiptarë, madje vlerësimi negativ është rritur krahasuar me një muaj më parë. Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, qytetarët e anketuar të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, në total 80.6% e tyre mendojnë vlerësim negativ.

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, 25.7 janë shprehur anoj negativisht dhe 54.9% negativ.

Krahasuar me një muaj më parë vlerësimi negativ për opozitën është rritur me 1%.

Kurse 19.4% e të anketuarve në total kanë vlerësim pozitiv për aktivitetin e opozitës. Krahasuar me muajin nëntor vlerësimi pozitiv ka rënë me 1%. Kështu 14.7% e qytetarëve janë përgjigjur pozitiv, 4.7% anoj pozitivisht.

Ora 21:51
Sondazhi i Report Tv/ Rritet vlerësimi i qytetarëve për qeverinë Rama, krahasuar me muajin nëntor

Vlerësimi i qytetarëve për punën e qeverisë është rritur krahasuar me të dhënat e një muaji më parë. Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën në total 40.4% e qytetarëve të anketuar kanë dhënë mendim pozitiv, krahasuar me 38.5% të një muaji më parë. 

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot, 25.2% janë shprehur pozitivisht, ndërsa 15.2% anoj pozitivisht.

Ndërkohë në total 59.6% e qytetarëve vlerësojnë negativisht punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot. Kështu ‘Negativ’ janë përgjigjur 29.9% e qytetarëve, ndërsa ‘anoj negativ’, 29.7% e qytetarëve.

Ora 21:40
Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët ‘dashurohen’ pas Silvinjos dhe Kombëtares, lënë pas Luiz Ejllin dhe Elsa Lilën

Kualifikimi i kombëtares shqiptare në evropianin Gjermani 2024 ka rritur vlerësimin dhe mbështetjen për futbollistë e kryesisht për trajnerin brazilian Sylvinho. Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zalonshnja, qytetarët të pyetur së kush janë 10 persona sportivë/artistikë që ju kanë lënë më shumë mbresa gjatë 2023, 40.1% e të anketuarve janë përgjigjur trajneri Sylvinho.

Pas tij vjen një tjetër emër i rëndësishëm i kombëtares i cili është sulmuesi Jasi Asani, i cili shënoi golat vendimtarë për kualifikim dhe që vlerësohet me 20.3%, si sportisti që ka lënë më shumë mbresa gjatë 2023. Një tjetër element i talentuar i kombëtares, Nedim Bajrami vlerësohet me 12.1% ë të pyeturve si sportisti që ka lënë më shumë mbresa gjatë 2023.

Një tjetër personazh i përfolur gjatë këtij viti është edhe këngëtari Luiz Ejlli, fitues i ‘BBV 2’. 11.8% e të anketuarve mendojnë se ai është artisti që ka lënë mbresa në 2023.

Sërish në radhët e kombëtares, vlerësohet Kristjan Asllani nga 7.1% e të anketuarve, portieri i Kombëtares Etrit Berisha vlerësohet nga 2.5%, Taulant Seferia nga 2.2% e të pyeturve.

1.5% e qytetarëve mendojnë se këngëtarja Elsa Lila është një artiste që ka lënë mbresë gjatë 2023, pas saj futbollisti Berat Gjimshiti, 1% dhe aktori Viktor Zhusti 0.8%.

Ora 21:24
Sondazhi në Report Tv/ Çështjet më të rëndësishme në duart e SPAK? Shqiptarët: ‘Gërdeci’, ‘21 janari’ dhe ‘Afera Partizani’

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, që shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur, duket se është një çështje e ndjeshme ende për qytetarët shqiptarë.

Të pyetur në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja, se cila çështje që ka hetuar SPAK gjatë vitit 2023 ju duket më e rëndësishme, 30.7% e të anketuarve janë përgjigjur ‘Çështja Gërdeci’.

27.5% e të anketuarve mendojnë se çështja më e rëndësishme që ka hetuar SPAK është 21 Janari, ku 4 protestues u vranë nga plumbat e gardës në Bulevard, teksa protestonin, gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berisha.

Për hetimin për inceneratorët mendojnë 17.1% e të anketuarve. 14.5% e të pyeturve thonë se çështja më e rëndësishme që ka hetuar SPAK është afera në privatizimin e Klubit Partizani, ku në hetim janë marrë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

Ndërkohë 6.1% mendojnë se është çështja për tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë 6.1% e 4% thonë se është çështja CEZ-DIA.

Ora 21:06
Sondazhi i Report Tv/ Mbi 50% e shqiptarëve vlerësojnë kreun e SPAK Altin Dumani si zyrtarin më me ndikim në jetën e vendit gjatë 2023! Rama i dyti me 25%

Arrestimet e bujshme të ish-zyrtarëve të lartë si dhe goditja e grupeve kriminale, e kanë bërë kreun e SPAK Altin Dumani si zyrtarin më me ndikim në jetën e vendit përgjatë vitit 2023. Kështu sipas sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, qytetarët e pyetur se kush nga 10 zyrtarët/politikanët që kanë patur më shumë ndikim në jetën e vendit gjatë 2023, shumica absolute e shqiptarëve kanë thënë Altin Dumani, konkretisht 50.1%

Pas kreut të SPAK, vjen kryeministri Edi Rama, për të cilin mendojnë 25.2% e të anketuarve se ai është njeriu më me ndikim në 2023. Një tjetër emër në fushën e zbatimit të ligjit renditet i treti, i cili është drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili shihet nga 9% e të anketuarve si zyrtar me ndikim në jetën e vendit përgjatë këtij viti.

Sali Berisha ndër radhët e politikaneve vlerësohet nga 3.7% e të anketuarve, pas tij kryeparlamentarja Lindita Nikolla nga 2% e më pas kryedemokrati Lulzim Basha nga 1.8%, ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga 1.1%. Ndërkohë 1.5% e të anketuarve vlerësojnë presidentin Bajram Begaj si politikani më me ndikim në jetën e vendit në 2023.

Po ashtu në radhët e drejtësisë 1.4 e të anketuarve vlerësojnë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, e pas saj Sokol Sadushi kryetar i Gjykatës së Lartë, nga 1.2%.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 20/12/2023 23:30

    Sondazh ke njesia 5, ke kafja e Tomes dhe (ko)Doshve te oborrit kriminal te Rames. Pra publiku nuk ka interes per 1 miliard euro te vjedhura me inceniatoret por njekohesisht vlereson si nr.1 kryehajdutin Rama sebashku me Duman dumdumin. Gjetje interesante. Bravo "anketuesi".

    Përgjigju
  • Tigri: 20/12/2023 22:20

    Sondazhin me socialistet e bete si ka mjndesi me shendetesine qe vidhet dhe inceneratoret qe grabitet shqiperia te kemi besim te qeveria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore