TIRANE- Në kryeqytet mbahet sot Konferenca e parë Ndërkombëtare Arsimore të Shqipërisë. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha nënvizoi nevojën për një sistem arsimor të konsoliduar dhe që i përshtatet më së miri tregut të punës. Ai u ndal në rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe por insistoi dhe në marrjen e masave për mësimin e gjuhës kineze.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të vendosur gjuhën tonë në piedestalin arsimor. Gjuha është shtylla kryesore e identitetit kombëtar“- tha Berisha. Duke u ndalur në integrimin e gjuhëve të huaja, ai vlerësoi punën që është bërë për përfshirjen e gjuhës angleze në shkolla, duke nisur nga klasa e tretë por insiston marrjen e masave dhe për gjuhën kineze, e cila po merr përmasa të mëdha në shkencë.
“Botimet me impakt më të madh shkencor në këtë gjuhë qëndrojnë në një nivel shumë të lartë. Ky zhvillim i bujshëm e i papërmbajtur e gjeti botën të papërgatitur. Janë të domosdoshme metoda më të shpejta të adaptohen për mësimin e saj”- tha Berisha
TE RRITET NUMRI I PEDAGOGEVE
Lidhur me sistemin e lartë arsimor dhe rritjen e cilësisë së mësimit në universitet kërkoi rritjen e numrit të pedagogëve dhe vëmendjen tek studimet kërkimore.
“Nëse pedagogëve nuk i krijojmë hapësirat e nevojshme, mjetet dhe kushtet, kërkimet do t’i kenë nga detyrë parësore në dytësore. Rektori i universitetit së bashku me Ministrinë e Arsimit të uleni e diskutoni të rrisni numrin e pedagogëve në universitetet publike dhe private“- tha Berisha.
Berisha tha se Shqipëria ka bërë përpjekje për shtrirjen e teknologjive të reja në sistemin arsimor dhe rindërtimin e 1300 shkollave. Për rritjen e cilësisë në sistemin arsimor nënvizoi se po bëhen përpjekje për shtrirjen e biblioketës dixhitale, por dhe të përmirësimit të mësimdhënies.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com