Me akuza e kundërakuza ka vijuar edhe sot në kuvend debati mes Sali Berishës e Toni Gogut. Pasi Berisha e akuzoi se ka përdor platformat e komunikimit të kriminelëve, Gogu iu përgjigj se ai përdor vetëm një platformë komunikimi, lutjen.
"Është e vërtetë që komunikoj. Kam një platformë dhe ajo është lutja, i lutem të plotfuqishmit që në radhë të parë të më fali mua se jam mëkatar. Por lutem edhe që tu japë shumë urtësi atij kolegut sepse ka mbi shpinë detyrën e gjyshit, e babait. Unë lutem që Zoti, ti japi shumë urtësi që ai deri në ditën e fundit ta njohë Atë dhe ti shëmbëllejë Atij, se vetëm kështu mund të bëjë mirë.
Zv/kryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu, iu përgjigj gjatë seancës parlamentare akuzave të opozitës për rritjen e pensioneve e ndryshimet në paketën e ndihmës ekonomike, duke thënë se mazhoranca është e vetëdijshme se mbetet ende punë për tu bërë, por kjo rritje do i shërben padyshim kategorive të përfshira.
“Ndihma ekonomike në 2013 ishte 3mld ndërsa sot që flasim është 7mld, pra dyfish më shumë. A mjafton? Jo, absolutisht që nuk mjafton , sepse në atë komunitet në të cilin unë banoj, me të cilët ngrysem e gdhihem, që ndajmë, rrugën, energjinë etj, që është ndër komunitetet më në nevojë, po flas për fshatrat e Pezës. Patjetër që ajo ndihmë ka kuptim por nuk është e mjaftueshme, dhe në çdo mënyre ne duhet të bëhemi bashkë e të mendojmë si do ta shtojmë këtë ndihmë."- tha ai.
Gogu nuk e kurseu as një përgjigje për Berishën dhe PD teksa kësaj të fundit iu referua si një derë që nuk hapet; -"Kur ju nuk bëheni bashkë për hallet e shtëpisë tuaj, si do bëheni bashkë për hallet e shqiptarëve. Kjo është një histori që ne i biem një dere që e kanë provuar bridashë e qysqi e nuk u hap", e përfundoi fjalën e tij Gogu.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhore, opozita proteston, bllokon foltoren dhe podiumin në Kuvend! Dështon votimi
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor, 12:48
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38