Berisha e akuzon se është i përfshirë në Portin e Durrësit, Basha publikon dokumentin: ‘Non grata’ gënjen

Berisha e akuzon se është i përfshirë në Portin e Durrësit, Basha publikon dokumentin: ‘Non grata’ gënjen

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Porti i Durrës

Sali Berisha gënjen për Portin e Durrësit pasi është i përfshirë vetë ‘kokë e këmbë’. Kështu ka deklaruar para pak minutash ish-kryetari i Partisë Demokratike, deputeti Lulzim Basha. Berisha e akuzon atë se administratori i kompanisë së kunatit të Bashës, Oltjan Hoxholli, vijon të jetë në punë edhe në këtë kompani dhe tashmë edhe në kompaninë që pritet të marrë Portin e Durrësit. Por Basha ka publikuar një dokument, nxjerrë nga QKB, ku evidentohet qartë se më 13 korrik 2021 Bordi i Ortakëve të Kompanisë së kunatit të Bashës ka vendosur largimin e Hoxhollit nga pozicioni i Administratorit. Vetëm 3 ditë më pas në datën 16.07.2021, ky shkarkim është reflektuar edhe në regjistrin e QKB. Basha e akuzon Berishën si gënjeshtar pasi sipas tij është vetë i përfshirë.

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha në Twitter.

Berisha akuzoi ditën e djeshme për herë të disatën Lulzim Bashën si të përfshirë në Portin e Durrësit ku sipas tij Basha dhe Rama kanë shkrirë aksionet për t’i bërë gjëmën shqiptare. Berisha ka publikuar dje letrën e kompanisë gjermane EMS Shipping and Trading me të cilën i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Sipas Berishës kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit dhe se mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.

Dokumenti i nxjerrë nga QKB

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës