ELBASAN - Shembet aksi Elbasan-Gjinar, i cili u inaugurua vetëm një vit më parë nga Kryeministri Berisha. Rruga është bërë thuajse e pakalueshme për mjetet, ndërsa aksi me problematik është kthesa e Shelcanit duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.

Pak muaj më parë një i ri humbi jetën nga një aksident me motor në këtë rrugë, që tashmë është kthyer në gjendjen e saj të mëparshme.

Banorët dhe udhëtarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e rrugës dhe bëjnë apel për marrjen e masave, para se të numërohen të tjera aksidente automobilistike.

“S’ka mbushur as vitin dhe sot është bërë e pakalueshme, ka marrë edhe jetë njerëzish. Shumë rrugë e keqe”, deklaron një prej banorëve të zonës.

Kjo situatë tregon edhe një herë cilësinë e dobët të punimeve në investimet infrastrukturore. Komuna e Gjinarit e pranon situatën, por justifikohet me mungesë fondesh për ndërhyrje në zonat e dëmtuara.

elbasan shemb ura

elbasan shembet ura rruge prishur

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)