Berisha e Malltezi vijojnë 'burgun' në shtëpi, s'ndryshon masa e sigurisë! GjKKO: Shkelin vendimin, futën në shtëpi ish eurodeputetin dhe gazetarin e Rai-t

TIRANE-  Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka rrëzoi edhe sot kërkesën për revokim të masës së sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Në seancë prokurororët kundërshtuan kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë pasi Berisha dhe Malltezi vijon të thyejë masën e sigurisë. 

Si çdo qytetar tjetër, Berishës në arrest shtëpie, ka të njëjtat kushte dhe rregulla si të paraburgimit, ku askush s’mund të marrë pjesë në aktivitete jashtë burgut, dhe nuk i lejohet të komunikojë apo takojë me asnjë përveç rrethit të ngushtë familjar që jetojnë në të njëjtën banesë me të.

Por Berisha nuk i është bindur as këtij vendimi. SPAK sollën si provë materialet e marra  nga shqiptarja.com dhe top channel për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brok duke nënvizuar Berisha vijon të mos respektojë vendimi i masës së sigurimit.

Në prill edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, shkeli hapur arrestin e shtëpisë kur shkoi tek banesa e Berishës për tu takuar me një grup gazetarësh të emisionit investigativ Report në Rai Tre për të dhënë një intervistë. Me zë dhe figurë, Sali Berisha e Malltezi u shfaqën në një ambient të përbashkët me grupin e gazetarëve duke shkelur hapur masën e sigurisë që i ndalon atij dhe Malltezit çdo lloj komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë. Madje dhe gazetari italian nuk e fsheh çudinë e vet i vetëdijshëm se kjo është shkelje vendimi nga ish-kryeministri dhe dhëndri të akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu prokurorët e SPAK dorëzuan në GJKKO si provë dhe faktin se Berisha ka futur mjete teknike në banesë për të mundësuar fjalime para militantëve me mbështetësit e tij çdo natë nga dritarja e ballkonit të shtëpisë së tij.

Prandaj me këto fakte të pakundërshtueshme prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase.

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Gjoka e cila rrëzoi pretendimet e avokatit të ish kryeministrit Genc Gjokutaj. Ky i fundit jashtë gjykatës e quajti 'çështje tërësisht politike', Në një prononcim për gazetarët akuzoi gjyqtaren se ka vendimin gati për të rrëzuar çdo kërkesë që parashtrojmë" , edhe pse shkeljet që Berisha i bën vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë janë të hapura dhe në sy të të gjithëve.   

“Sali Berisha ka që në në datën 30 Dhjetor pa dalë nga dera këta thonë ka thyer arrestin në shtëpi. Lajthitja e gjykatës dhe SPAK është e tillë që nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës” tha avokati.

Kujtojmë se GJKKO me kërkesë të SPAK fillimisht kishte dhënë masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' në SPAK 2 herë në muaj por Berisha e refuzoi të zbatonte masën e parë që gjyqtarja Gjoka i vendosi. 

Refuzimi për disa herë me radhë për të zbatuar vendimin e gjykatës, çoi SPAK-un drejt Kuvendit ku mori autorizimin për arrestimin e Berishës deputet dhe më 30 dhjetor 2023 u ndryshua masa e sigurise në 'arrest shtëpie'. E tani Berisha vijon betejën gjyqësore në Gjykatë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë të cilën SPAK ia kishte dhënë por nuk iu bind.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 21/05/2024 20:11

    Me gjith ato shkelje, Saliu me gjith dhendrin duhet tu ishte revokuar arresti shtepiak dhe te çoheshin ne qeli.Ne nje vend normal do te mjaftone vetem nje here te perdhosje ligjin, qe nje gjyqtar te mos lejonte te akuzuarit te tallnin menderen me drejtesine duke e perseritur talljen. Kemi shume shume rruge per te bere ne drejtesi!!

    Përgjigju
    • I.M: 22/05/2024 06:16

      Në shtëpi ri ai, nuk del fare. Vetëm në ballkon. Po të ishte në burg nuk e bënte dot kët lojën e ballkonit. Duhet të kishte burgu tunel.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille