Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brok. Ky i fundit në vendin e Berishës, nga dritarja e shtëpisë, ka mbajtur një fjalim.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3.

Ish-Kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar, pasi më parë kishte refuzuar vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv pasi ndihmoi dhëndrin e tij për privatizimin e kompleksit Partizani.