ELBASAN - Kryeministri Berisha i shoqëruar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sequi, morën pjesë në inaugurimin e shkollës së mesme profesionale “Salih Ceka” në Elbasan. Shkolla e mesme profesionale ka një kapacitet prej 1000 nxënësish dhe kostoja e saj arrin shifrat e 1 milion Euro.
Sequi u shpreh se “është e rëndësishme që të përgatisim studentë për në universitete, por po aq e rëndësishme është që të përgatisim nxënës edhe nga arsimi profesional.”
Ndërsa kryeministri Berisha u shpreh se, “arsimi profesional garanton punën ndaj dhe Bashkimi Evropian investon në këto shkolla në Shqipëri”.
Kryeministri Berisha ndër të tjera theksoi se motoja kryesore është që të hapen shkolla që të mbyllen burgje.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com