Berisha: Euron e kanë
krijuar gabim
Në një takim me të rinjtë e qendrës së djathtë evropiane në selinë e Këshillit të Ministrave, kryeministri ka kritikuar mënyrën se si është krijuar valuta e përbashkët evropiane nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, “krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe gabim, por mënyra se si u krijua euro qe gabim”.
TIRANE- Në një takim me të rinjtë e qendrës së djathtë evropiane në selinë e Këshillit të Ministrave, kryeministri ka kritikuar mënyrën se si është krijuar valuta e përbashkët evropiane nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, “krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe gabim, por mënyra se si u krijua euro qe gabim”.
Berisha më 17 shtator 2009 kishte deklaruar se qeveria shqiptare “nuk do ta vazhdojë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër”, në konferencën e 8-të ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë me temë “Stabiliteti monetar e financiar, mësime nga kriza”. Por, një vit më pas, në nëntor 2012, ai hoqi dorë nga ideja e euroizimit të ekonomisë shqiptare, duke deklaruar për agjencinë “Bloomberg” se ishte tërhequr nga ideja e tij për të zëvendësuar në mënyrë të njëanshme lekun me euron, propozim që ngjalli reagim negativ në Bruksel.
Në fakt, lidhur me hyrjen në eurozonë, Banka Qendrore Evropiane nuk rekomandon zëvendësimin e njëanshëm të monedhës kombëtare me euron, pavarësisht nga fakti se nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo, për arsyen e thjeshtë se BQE nuk merr përsipër të ndjekë zhvillimet monetare të një vendi, që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian e, aq më pak, anëtar i Bashkimit Monetar Evropian (eurozonës). Hyrja në këtë të fundit kërkon plotësimin e kritereve shtesë, pas anëtarësimit në BE. Kritere të mëpasme, jo para aderimit. Përdorimi i euros pa standardet, që edhe vendet anëtare të eurozonës kanë vështirësi t’i plotësojnë, madje i shkelin vazhdimisht, sjell probleme, në vend që të lehtësojë situatën ekonomike në vend.
Në kushtet e krizës së eurozonës, Berisha e ka të lehtë të qendrojë në favor të lekut, por kritika e mënyrës së krijimit të euros tingëllon krejtësisht pa vend nga kryeministri i Shqipërisë.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.6%
-
Jo
55.4%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve
25 Nëntor, 10:23
-
Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj
25 Nëntor, 10:14
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
Media izraelite: Netanyahu gati të pranojë armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 09:08
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor, 09:06