Berisha: Europa në krizë nga
taksat e larta, do i ulim sërish

Berisha: Europa në krizë nga<br />taksat e larta, do i ulim sërish
TIRANE- Në një tryezë me një grup biznesmenësh, që po zhvillohet aktualisht në ambientet e  hotel "Tirana" Berisha tha se qeveria është e vendosur ta konsolidojë politikën e taksave të ulëta dhe eleminimin e procedurave burokratike.

“Do ju garantoj se jo vetëm që nuk do të ketë rritje taksash por po studiohet të ketë ulje të mëtejshme të tyre. Ne besojmë se taksat e ulëta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë, se ato të larta. Europa u përball me krizën sepse u gjet me taksa të larta, e jo me taksa të ulëta, kjo është e vërteta shkencore.”- nënvizoi kryeministri duke sulmuar opozitën se po mendon të rikthejë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit.

“Ata që mendojnë se do ta shërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit, ata nuk bëjnë gjë tjetër vecse mendojnë të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit. Unë u kujtoj se ..të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit.
Ne nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave të larta do bëjmë gjithçka për të ruajtur nivelin e vendit të taksave më të ulëta në botë.”

DO ELIMINOHET NOTEREZIMI I DOKUMENTEVE
Kryeministri premtoi dhe vazhdimin e thjeshtimit të procedurave, si dhe të procedurave të tjera burokratike. Gjithashtu shtoi se “Do eliminohet noterizimi i dokumenteve, parapagimi i taksave në bashki dhe vula e kompanisë”. Nga 23 procedura do mbeten vetëm 5. Afati i lejes së ndërtimit do të jetë 35 ditë. Bashkitë do të ngrejnë one- stop shop për marrjen e lejeve. Ato do të garantojnë lejet për energjinë, ujësjellësin, linjat telefonike e të gjitha burokracitë.
AGJENCI PRIVATE PER BORXHLINJTE
Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e një agjencie private, e cila të regjistrojë borxhlinjtë dhe kjo sipas tij do t`i ndihmojë bankat që ato të mos rrezikojnë kreditë e tyre, aty ku nuk duhet. Gjithashtu, sipas kryeministrit Berisha, është e domosdoshme të ngrihet agjencia e mbikqyrjes së falimentimit.
"Ne do të bëjmë gjithçka për të konsoliduar praktikën ligjore të falimentimit. Do të ngrihet agjensia e mbikqyrjes së falimentimit që synon t'i bëjë më efikase procedurat dhe zbatimin e tyre", nënvizoi kreu i qeveris


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve