TIRANË - Partia Demokratike organizoi sot pasdite "Konventën për më shumë mbështetje për fermerët" në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi në hapje të saj se "Ndryshimi fillon nga një gjë e thjeshtë: një rrugë, që ështe leva e Arkimendit për nxjerrjen e fermerëve nga qerthulli i mbijetesës".
Ndërsa, kur e ka marrë fjalën, pas disa fermerëve, ministri Sokol Olldashi, ai e ka filluar me një histori:
"Nuk e di kush e ka pasur rastin të shohë Ramën duke përkëdhelur një gomar në fshat dhe të mësojë edhe atë incidentin me bariun, që kish një tufë dhensh. Për ta vënë në siklet, e ka pyetur:
- Po e gjeta sa dhen ke ti aty, a do më votosh?
- Po e gjete, - tha bariu,- unë të jap një sheleg!
Një i PS-së kërkoi në “Google Earth” dhe i tha se kishte 968 dele.
- Tani, a do ma japësh votën? - i tha Rama, bariut.
- Para se të të jap votën, - i tha bariu,- dua të më kthesh atë që më ke marrë. Ju jeni të opozitës dhe e dini ju nga e gjej unë se kush jeni? E para, vini pa ju ftuar kush; e dyta, na tregoni gjithmonë gjëra që i dimë dhe e treta, më kthe qenin, se më ke marrë qenin dhe jo shelegun!"
Pas kësaj historie, që shkaktoi të qeshura në sallë, rreth orës 18: 35, fjalën e ka marrë Kryeministri Berisha i cili theksoi në fjalën e tij : "I përulem me respekt, fermerit shqiptar, sepse fermeri është kujdestari i Zotit për tokën dhe ujin" si dhe i nxiti ata që të punonin sa më shumë, prodhime bio. Kryeministri shpalosi më pas, programin tashmë të njohur të PD-së për fshatin në katërvjeçarin e ardhshëm.
BERISHA: PRODHIMI BIO ESHTE E ARDHMJA JUAJ, LUMI QE NUK SHTERON KURRE
"Përulem me respekt para gjithë fermerëve të Shqipërisë. Një burrë i mençur tha se Zoti, ditën e tetë hodhi sytë drejt parajsës që kishte krijuar dhe u kujtua se i duhej një kujdestar. Dhe kujdestari është fermeri, që ruan ujin, tokën. Fermeri është kujdestari i Zotit për tokën kudo që ndodhet.
Në katër vitet që vijnë, çdo fshat shqiptar do llamburisë nga dritat njëlloj si lagjet e qyteteve tona. Mandati i ri i ardhshëm është mandati i përfundimit të plotë të infrastrukturës më moderne. Kemi ndërtuar 100-ra shkolla, por s’do ndalemi që fëmijët tuaj të ulen në shkolla të njejta me të gjithë fëmijët e qyteteve të Shqipërisë. Nuk do ndalemi derisa t’u garantojmë ujë të rrjedhshëm të gjitha fshatrave të Shqipërisë.
Dje isha në një komunë të mrekullueshme, në Kashar, ku u njoha me vështirësitë e fshatarëve të Kodër Mëzezit, që mbartnin ujë me kafshë se nuk funksiononte ujësjellësi i tyre; po kështu, një fshat tjetër që kishte ujë të turbullt dhe një, që nuk kishte ujësjellës fare. Ja për çfarë është programi ynë i ri: për këto, ujësjellësa, rrugë...
Fermerët e Goriçanit, që e kishin shndërruar fushën në sera, m’u ankuan se kishin problem me kullimin dhe i garantoj ata se përparësia jonë do jetë kullimi. Mbillni sa më shumë sera, se do t’ju mbështesim.
Vizitova fermën e z.Nezha, që prodhonte çdo gjë bio. Iu them fermerëve shqiptarëve se prodhimi bio është e ardhmja juaj, është mali që s’ka majë kurrë, lumi që nuk shteron kurrë. Ju nxis të vraponi sa më shumë drejt bios, që prodhimet tuaja të bëhen të njohura në mbarë Europën.
Shqipëria është tokë e bletës, që mund të prodhojë mjaltin ideal dhe ne do bëjmë gjithçka të dyfishojmë prodhimin e mjaltit. Shqipëria është vendi ujërave të mrekullueshëm të kripur, me rezervuarë të panumërt dhe ne e nisëm këtë rrugë me besimin më të madh se Shqipëria s’mund të jetë kurrë pa një bujqësi moderne të zhvilluar". Fjala e plotë e Kryeministrit Berisha në Konventë
BODE: PER PAK DITE, 2 VENDIME TE MEDHA PER HEQJEN E 2 TAKSAVE NE BUJQESI DHE AGROPERPUNIM
"Ne e dimë se të gjitha sa kemi bërë, nuk mjaftojnë". - tha Bode, - "Ne jemi të bindur se qytetarët kërkojnë dhe meritojnë më shumë, jemi sot këtu për të vendosur për përshpejtimin e ndryshimit në zhvillimin rural të vendit dhe se ne jemi ndryshimi. Kryeministri Berisha ka një program, atë që ka hartuar në dhjetra dëgjesa publike me njerëzit dhe këtij programi ne po i japim jetë çdo ditë. Pas pak ditësh, falë PD-së, fermerët nuk do paguajnë asnjë qindrarkë për inputet në bujqësi, për farërat dhe plehrat kimike. Gjithashtu, agropërpunimi, nuk do paguajë asgjë për makineritë që importon".
Pas fjalës së ministrit Bode, në pritje të folësit të radhës, në ekranët e mëdhenj të Pallatit të Kongreseve shfaqen takimet dhe dialogjet e Kryeministrit Berisha me fermerët nëpër Shqipëri.
TOPALLI: A THOTE BERISHA TE VERTETEN APO FSHATI ESHTE AI QE SHKARRAVIT AI "TJETRI"?!
"Ne kemi afruar shërbime në fshat, kemi bërë më të lehtë aksesin e fermerëve për shërbime më të specializuara, megjithatë nuk e kemi quajtur të mbaruar punën. Kemi lidhur fshatin jo me komunën, por me ekonominë botërore. Këtu kam infermierin dhe doktorin e fshatit Manzë si dhe një nxënës që ka përfituar nga internet në fshatin e tij, në Marikaj sepse sot kemi 12 mijë kompjutera në shkollat e fshatit dhe çdo nxënës, kudo ku jeton, bëhet gati për konkurencë dixhitale. Ne kemi siguruar 100 zyra postare që afrojnë internet falas. A thotë të vërtetën Berisha për këto apo fshati është ai që shkarravit ai "tjetri"?!"
ENVER ISUFI: KEMI MARRE DY MEDALJE ARI PER PRODHIMET BIO, JO NGA INTERNETI, POR NGA PRODHUES PREJ VERTETI
"Unë punoj në Institutin e Bujqësisë Biologjike. Mbase është e rastit, por të flasësh direkt pas ministrit të Financave, unë e quaj shenjën e dytë pozitive. Për ata që janë më larg bujqësisë bio, dua të jap disa shembuj për hapat që kemi bërë deri tani. Ne kemi shoqatat e prodhimit bio dhe para një muaji, jemi regjistruar në listën e trupit europian të çeritifikimit bio, i vetmi trup në Ballkan. Disa vdene quajnë luks, por Shqipëria e meriton Institutin Bio. Ne sot kemi disa prodhime bio, që kanë bërë emër në tregun e vendit dhe sidomos në tregun europian. Kemi marrë dy medajle ari dhe një argjendi, që nuk janë marrë nga internet, por nga prodhues prej vërteti, këtu!"
NDINI NDONI: FALE PD-SE, KAM NJE FERME TE STANDARTEVE EUROPIANE, KU KAM PUNESUAR 13 VETE
"Fermën që kam sot, e nisa me 87 krerë lopë qumështi. Pas 8 vjetësh, kam mbi 200 krërë lopë qumështi dhe e gjithë femra ëhstë ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë europiane. Aty kemi punësuar 13 vetë, nga të cilët 5 janë me arsim të lartë. Ne duam ta shtojmë aktivitetin tonë më shumë. Me PD-në ne mund të ecim përpara".
ILIRJAN IDRIZI: ME 700 KOKE DHEN, TANI KAM MUNDESI TE VE NDONJE LEK MENJANE
"Unë merrem me rritjen e dhenve. e nisa traditën me 20 kokë dhen, ndërsa tani kam mbi 700. Falë vaksinimit që bën Qeveria, tufa më rritet vit pas viti. Jo vetëm varfëri nuk kam, por kam mundësi të vendos ndonjë lekë menjanë. Falenderoj PD-në që më mundësoi këto të mira".
DHIMITER RAFTI: TE ARDHURAT NE FAMILJEN FERMERE, 60% ME TE LARTA SE NE VITIN 2005
"35 mijë përfitojnë sot nga programet e qeverisë për subvencionet e qumështit dhe mishit, 97 mijë koshere bletësh janë mbështetur nga fondet e qeverisë. Kjo punë do të vendoset në baza thellësisht shkencore. Po të shikosh me vëmendje të gjithë treguesit, do vëresh se prodhimi I mishit është rritur me 13%. Të ardhurat në familjet fermere janë rritur me 60% që nga viti 2005".
TAULANT BINO: ME NDIHMEN E OPOZITES, DO SHTOJME EDHE RRITJEN E PRODHIMIT TE NGJARJES
"Eshtë folur shumë për ngjalat këto kohët e fundit....Krahas rritjes së sektorit tradicional të peshkimit, këto kohët e fundit po investohen miliona për rezervuarët e peshkimit. Peshikimi në ujërat e brendshme është afro 30% më i lartë se në 2005-ën. Qeveria është e interesuar për ta kthyer peshkimin në industri përpunimi duke zgjeruar sistemin ujor. Investimi prej 17 milionë dollarësh në një port të ri në Durrës, përmirësimi i porteve të peshkimit në Shëngjin, në Sarandë janë projekte tonat, po ne do bëjmë më shumë duke ulur taksat. Kemi investuar në ferma moderne të rritjes së peshkut, por do ndihmojmë edhe në rritjen e prodhimit të ngjalës dhe për këtë jam i sigurtë se do gjejmë përkrahjen e plotë të opozitës|.
DASHNOR BIDULI: FALE PD-SE, GUXOVA TE INVESTOJ NE VRESHTARI
"Kam një vreshtari dhe jam nga Ndroqi. Nuk kam pasur guxim të investoj, por falë PD-së fitova 5 grante dhe e shtova tokën e vreshtarisë".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com