Tre të rinj janë shpallur në kërkim në Lezhë, mes tyre edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rrajës, pasi u futën në një lokal në Zejmen, të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin kushëririn e pronarit të lokalit  me të cilin kishin një sherr.

Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë.

Pas ngjarjes që tronditi Lezhën, të rinjtë janë larguar jashtë vendit dhe sipas mediave dyshohet se janë larguar në Dubai. Të tre janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Ndërkohë në një reagim për mediat Ramazan rraja ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e Lezhës, pasi ai ka qenë në një sebep familjar atë ditë. Ai ka thënë se nëse autoritet shqiptare kanë një provë ndaj tij, është i gatshëm të përballet me drejtësinë, duke pranuar edhe burgim të përjetshëm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit Ani Kolës, dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit. Report tv mëson se dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.

Për të ‘mbyllur hesapet’ tre të rinjtë e armatosur, kanë shkuar në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L.M (K), i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj.J, mik i tre autorëve. Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Si ndodhi ngjarja: Tre persona të maskuar e të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, u futën mbrëmjen e 13 nëntorit në mënyrë të befasishme në një lokal në Zejmen, ku kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Policia e Lezhës, reagoi për ngjarjen 7 ditë me vonesë, kohë kjo e mjaftueshme që autorët të largohen jashtë vendit, megjithëse video ishte bërë publike edhe në media. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por shqetësues mbetet fakti që tre të armatosur mund të lëvizin e futen lirisht brenda çdo ambienti.

Asnjë i arrestuar deri tani nuk është për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe pronari i lokalit Ani Kola si dhe shtetasit F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për veprën penale "Moskallëzim i krimit ", kryer në bashkëpunim. 

 

VIDEO-Momenti ku futen ne lokal

1638786142_page.jpg

 

Alesio Dobrozi dhe Ramazan Rraja

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
'Far West' në qytet, kush janë 3 'kaubojsat' e Lezhës! Të përshirë në trafik droge, dhunë, grabitje, armëmbajtje...

Ramazan Rraja duke dhunuar një vajzë dhe drogë e sekuestruar nga operacioni ku ai u arrestua

3 personat që u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës për ngjarjen e rëndë të ndodhur më shumë se 2 javë më parë, kur hynë në një lokal me qetësi, të maskuar dhe të armatosur gjer në dhëmbë, me shumë mundësi për të vrarë dikë, janë emra të njohur të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri por edhe në Evropë.

I pari është më i njohur nga të gjithë, Ramazan Rraja. Ai u arrestua në dhjetor 2020 nga një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e bandës së kokainës, si drejtues i një grupi trafikantësh.  Në muajin gusht të 2020, Ramazan Rraja u shfaq në një video duke goditur në mënyrë shtazarake një vajzë pranë ambienteve të QSUT.

Roan Brahimi është arrestuar më parë në 16 Maj të vitit 2018 në Lezhë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura. Sipas policisë tre vite më parë i gjetën një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë,  14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish. Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga Brahimi.  Alesio Dobrozi është i treti i shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar në 2019 nga drejtësia italiane për vjedhje dhe grabitje