TIRANË - Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka uruar kancelaren Angela Merkel për fitoren e mandatit të saj të tretë. Sipas Berishës qytetarët e Gjermanisë votuan dje programin shpëtimtar për vendin e tyre dhe mbarë Evropën nga kriza.
"Të dashur miq. Dje qytetarët e Gjermanisë në një votë historike votuan për vete, por dhe për mbarë Evropën. Ata i dhanë një mandat të tretë Kancelares Angela Merkel për udhëheqjen e saj të vendosur dhe mbajtjen e Gjermanisë jashtë krizës dhe kontributin e jashtëzakonshëm për nxjerrjen e Evropës nga kriza.
Gjermanët hodhën poshtë premtime antiglobaliste, votuan programin e bazuar në vlerat e lirisë, programin e Qendrës së Djathtë, si program shpëtimtar për vendin e tyre dhe mbarë Evropën. Urime", shkruan Berisha në Facebook.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com