Kryeministri vlerësoi rolin e gazetarëve ndër vite që kanë ndihmuar Shqipërinë ta nxjerrë nga censura dhe premtoi se qeveria e tij do të bëjë cdo gjë që liria e fjalës të konsolidohet si e pacënueshme.
“Roli juaj si kalorës të fjalës së lirë, roli imediave në këtë vend ka nxjerrë Shqipërinë nga censura dhe kjo është i një rëndësie të jashtëzakonshme” theksoi Berisha.
Kryeministri tha se për 2011 administrata nuk ka bërë asnjë procedim penal e civil ndaj medias dhe premtoi se kjo do të vazhdojë edhe këtë vit.
“Ju garantoj se nuk do ketë, sa të jetë kjo administratë në drejtimin e kësaj qeverie, nuk do ngrejë asnjë proces penal e civil ndaj fjalës së lirë, ndaj jush.”- tha Berisha duke shprehur nderim të madh për kontributin e gazetarëve.
REAGON RAMA
Në një reagim të menjëhershëm nëpërmjt rrjetit social Twitter Rama tha “Fytyra e kësaj qeverie në ekran është TVSH kurse zëri në media, kori i atyre që për favoret qeveritare gënjejnë popullin e sulmojnë opozitën.”
(sg/shqiptarja.com)