Berisha-Flackenstein-it: Soros
mafioz, mos ke besim tek ai!

Berisha-Flackenstein-it: Soros<br />mafioz, mos ke besim tek ai!
Nga çadra e protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sërish eurodeputetit Flackenstein për ato që i cilësoi si ‘përralla me Soros’, duke e këshilluar të mos ketë besim tek ai.
 
Kjo reformë e dirigjuar nga kryemafizoi i botës Soros në emër të Ramës dhe për Ramën.
 
Nuk sulmoj kurrë pa fakte dhe pa argumente. Për Eurodeputetin kam vetëm një këshillë, nëse Soros ka besim tek ti, ti mos ki besim tek Soros , kjo do të shërbejë në jetë.
 
Ato që nuk morën dot në kushtetutë i vendosën në ligje për t'i dhënë Ramës drejtësinë në pëllëmbë të dorës.
 
Na përjashtuan, por nuk mjaftoi kaq, bën përkthimin duke falsifikuar nenet e kushtetutës dhe e dërguan në Venecia.
 
Ne nuk trembemi, por po luftojmë për parime, por nuk na lëviz asnjë qerpik neve
" tha Berisha.
 
Sipas Berishës, reforma në drejtësi u tentua të manipulohej nga Rama dhe Soros me pjesën e përkthimit.
 
Replikat me Flackenstein nisën dje kur eurodeputeti i kërkoi Berishës që të mos vazhdonte më me 'përrallat me Sorosin'.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)