Pasi mundi PD-në më 6 mars, Berisha ftesë deputetëve demokratë: Bashkohuni me elektoratin, do të garoj për kreun e PD! Kongres pajtimi? Jam i gatshëm për çdo propozim, s'krijoj parti të re

‘Zgjedhjet e 6 marsit faktuan një të vërtetë dhe ai është rikthimi i Sali Berishës në jetën aktive politike’, tha sot ish-Kryeministri, drejtues për 21 vite i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Fitoren ndaj Lulzim Bashës më 6 mars në 6 bashkitë e vendit ku u bënë zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha e cilëson si një mesazh të fortë të elektoratit të djathtë se ai duhet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Një stacion drejt arritjes së shumicës në të gjithë vendin e konsideroi ai 6 marsin, edhe pse e pranoi që përballjen me Ramën e humbi, duke thënë se është e vërtetë që shumica e shqiptarëve ende nuk e besojnë, por që sipas tij shumë shpejt do të ndryshojë.

Në një komunikim me mediat nga zyra e tij në Tiranë, Berisha tha se do të garojë për kreun e PD-së, duke mohuar krijimin e një partie të re. Nga ana tjetër ish-kryeministri është shprehur i gatshëm për t'u ulur në një tryezë të përbashkët "pajtimi" mes demokratëve, mbështetës të tij dhe atyre të Bashës.

Berisha ka ftuar deputetët e PD-së të cilët kërkuan largimin e Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, që të bashkohen me elektoratin e tyre. Berisha, tha se çdo deputet ka të drejtën dhe detyrën e tij themelore të lexojë mesazhin  e zgjedhësve dhe të marrë vendimet që i takon. Sipas Berishës, 6 marsit nxori në dritën e diellit se ‘Shtëpia e Lirisë’, ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare.

'Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe vlerësoj e përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD-së të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar se bravo opozita është në opozitë falso. Kërkuan vendime që Lul Brava nuk i merr kurrë. Unë i ftoj që të bashkohen me elektoratin e tyre dhe të kontribuojnë për PD-në. Unë mendoj se zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritën e diellit se Shtëpia e Lirës, ku PD ka rolin kryesor përbën opozitën e vërtetë shqiptare. 70% e popullit shqiptar votoi për Shtëpinë e Lirisë për PD e vërtetë. Ftoj çdo demokrat të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë.'- tha Berisha.

Deklaratën e Bashës se nuk ka humbur asnjë betejë që nga 2013, Sali Berisha e cilësoi si atë të një alieni në politikë.

‘Nuk mohohet se ka pasur dhunim dhe ndërhyre brutale mbi votën e lirë të qytetarëve, por nuk mohohet se ish-kreu i PD-së kishte vetëm një objektiv, karrigen, biznesin dhe pazaret me Edi Ramën.’- tha Berisha.

Në zgjedhjet e së dielës së kaluar, koalicioni i Berishës me Ilir Metën doli forcë e dytë, duke e spostuar Lulzim Bashën në të tretin në një rezultat më shumë se dramatik, më të dobëtin e 30 viteve. 'Shtëpia e Lirisë' fitoi në Shkodër dhe doli forcë e 2 në 4 bashki të tjera, duke u mundur nga Basha vetëm në Rrogozhinën

Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje. PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki (përveç Rrogozhinës). Basha refuzoi që këtë ta quante humbjen e radhës, duke thënë se ai "nuk kishte humbur në jetën e tij asnjë garë, por thjesht ishte përballur me masakra elektorale" e ku 6 marsin e quajti 'kurth'.

Në mbledhjen e  së hënës së grupit parlamentar të PD, një pjesë e deputetëve i kërkuan largimin nga drejtimi i demokratëve, si forma e vetme për të shpëtuar partinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
‘Nuk kam humbur asnjë betejë’, Berisha për deklaratën e Bashës: Po sillet si alien në politikë

 

Sali Berisha tha se deklarata e Lulzim Bashës se nuk ka humbur asnjë betejë, do të thotë të sillesh si alien.

‘Të deklarosh se nga 2013 gjer në sot  se nuk ka humbur asnjë betejë do të thotë të sillesh si alien në politikë. Është absurde se bën njeri me fakultete normale. Nuk mohohet se ka pasur dhunim dhe ndërhyre brutale mbi votën e lirë të qytetarëve, por nuk mohohet se ish-kreu i PD-së kishte vetëm një objektiv, karrigen biznesin dhe pazaret me Edi Ramën. Kjo kohë ka marrë fund. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.’- tha Berisha.

Ora 13:49
Berisha: Do garojë për kreun e PD-së dhe do pranoj çdo lloj rezultati! S'do krijoj parti të re

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të garojë për kreun e PD dhe se do të pranojë çdo lloj rezultati, pa e komentuar, teksa ka pasur edhe një mesazh për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që vazhdon ta quajë 'gurvernatore'.

" Zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në fushatë kundër Sali Berishës, doja t'u thoja zgjedhësve ja "unë jam Sali Berisha".  Është jashtë çdo lloj imagjinate që unë do të devijojë nga ky kurs nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do të garoj për kryetar të PD, por duke garantuar çdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë, kushte të barabarta, teknike, materiale dhe të gjithanshme dhe do pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur në 6 mars. Kishte pikëpyetje më parë se jo po ka deputetë, ja ku janë , ajo votë është rikthimi i Sali Berishës. Pse është 31%, po nuk jemi shumicë, por stacion i fuqishëm për t'u bërë shumicë, opozita apo logo e opozitës kanë marrë 44% të votave, aq sa kanë marrë në zgjedhjet e 25 prillit çka për mua është shumë pozitiv dhe kjo falë 'Shtëpisë së Lirisë', tha Berisha.

Ai ka njoftuar se nuk do të krijojë parti të re.

"Nuk do të ketë parti të re, kjo është opozita e vërtetë", tha Berisha.

 

Ora 13:46
Berisha: 6 Marsi faktoi rikthimin e Sali Berishës, i qëndroj deklaratës për të marrë drejtimin e PD-së

Sali Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë faktuar rikthimin e tij fuqishëm e tij në jetën aktive politike. Në një konferencë për gazetarët ai tha se i qëndron deklaratës së tij për të marrë drejtimin e PD-së.

‘Nuk mund të gjesh deklarata të Berishës se ai nuk i ka qëndruar dhe ato që mendojnë këtë gabojnë. Sali Berisha para disa muajsh ishte një deputet i thjeshtë. Me humbjen e partisë së PD-së aksionet e tij sikundër edhe të partisë ranë në shifra të mjera. Vendimi im bëri që aksionet e PD-së dhe të miat të rriten në një kohë të shkurtër më shumë se kujtdo tjetër në Shqipëri. Në rast se 6 marsi faktoi një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi me një mbështetje 31% të elektoratit shqiptar.’- tha Berisha.

Ora 13:42
Të largohem nga politika që të shpëtoj PD-në? Berisha: Mjeranët nuk i referohen logjikës së votës së lirë

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratën e bërë së fundmi nga disa deputetë të PD që ai të largohet bashkë me Bashën për të shpëtuar PD-në.

"Duke vlerësuar çdo lloj propozimi mund të them se ata që nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran. Gjithçka Sali Berisha nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë tjetër përveç se votës së lirë. Si ka mundësi që 70% e popullit opozitar u rreshtua në krah të Berishës është se ata duan votën e lirë. Vetëm kështu bëhet analiza. Nëse del jashtë boshtit të votës së lirë pastaj ka një arsyetim 'sui generis' të rrezikshëm", tha Berisha.

Ora 13:35
Basha humbi zgjedhjet në 6 Bashki, Berisha: Harruan të thonë se 'Fajin e ka Saliu'

 

Humbjen e Lulzim Bashës në 6 Bashki, Sali Berisha e ka komentuar me ironi. Duke iu referuar deklaratës së Bashës se kanë votuar vetëm 30% e votuesve, Berisha tha se  "ka harruar " të akuzojë se "fajin e ka Berisha".

"6 marsi është kushtrim për të gjitha ata të PD, thanë se fajin e kanë ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, harruan që të thotë 'Fajin e ka Saliu'.

Ora 13:32
Kongres pajtimi? Berisha: I gatshëm për çdo propozim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm për t'u ulur në një tryezë të përbashkët "pajtimi" mes demokratëve, mbështetës të tij dhe atyre të Bashës.

"Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën  e lirë të demokratëve, i vetmi moment është sepse dëgjoj ndonjëherë debate, mund të them edhe analistë që flasin për çdo gjë dhe jo për votën, u them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i procesit të integrimit, largimi i të rinjve, rritja e çmimeve, por jo pagës", tha Berisha.

Ora 13:29
Basha do të japë dorëheqjen? Berisha: Lulzim Brava do të keqpërdoret deri në fund

 

Sali Berisha mendon se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen por do të përdoret sipas tij deri në fundi.

"Cilido që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces dhe ka besim të vota e lirë është plotësisht i mirëpritur. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, unë mund të them që ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij por keqpërdoret deri në fund", tha ish-Kryeministri në një konferencë për mediat nga zyra e tij.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/03/2022 01:30

    Po sigurisht qe ti e ke fajin.Populli shqiptar ka kerkuar qe ne kohen e Nanos qe ti te zhdukeshe nga skena politike,por ti jo vetem qe nuk e theve qafen,por po kerkon te rikthehesh prape ne krye te PD.Ia bere gropen vetes,por nuk te mjafton,tani kerkon t'ia besh dhe PD,fale injoranteve fanatike qe te mbajne akoma me shprese, me iluzione boshe.Te jesh kryetar i nje partie,apo shteti nuk te shpeton,perkundrazi.MOS HARRO NORIEGEN!

    Përgjigju
  • Luigji: 09/03/2022 20:34

    Pse Berisha nuk e thot sa percind te votave jane te komisionit te tij,duke vleresuar se garuan ne koalicion mendoj se ka diference me Lulin

    Përgjigju
  • Degjoni o milet: 09/03/2022 19:19

    Po vjen Berisha qeni me morra malokeri hesapi.

    Përgjigju
  • Qobani: 09/03/2022 16:26

    O burra ruani nga hakmarja e grave,ato sjellin vuajtje afat gjate

    Përgjigju
  • fisheku: 09/03/2022 14:37

    Cernobil! Humbnere! Katastofe! Fatal rikthimi i tij!

    Përgjigju
  • gazmend: 09/03/2022 13:41

    JU THOTE SHPELLAREVE BASHKOHUNI ME PARTINE NON GRATA....

    Përgjigju
    • Loni: 09/03/2022 16:45

      Po kush ka byth te bashkohet me non graten e din dhe vet ata qe futen ke lista pastaj

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit