Berisha fundosi përfundimisht Partinë Demokratike

Berisha fundosi përfundimisht Partinë Demokratike

Sali Berisha

Nuk dëshiroj të bëj historikun e Partisë Demokratike pasi nuk dëshiroj të përsëris vetveten ku se paku përgjatë 20 viteve të fundit kam mbajtur qëndrim kritik , por besoj se Partia Demokratike kurrë nuk ka qenë partia e idealeve tona si studentë të 90-ës.

Nisur nga ky fakt duhet thënë se mungesa e opozitës reale për një periudhë kaq të gjatë në Parlament dhe Institucione, në një vend post komunist si Shqipëria i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë por edhe tërë atyre që kanë besuar tek lidershipi i Partisë Demokratike por fatkeqësisht do marrë me vete edhe shpresat e mijëra të tjerëve që vazhdojnë të besojnë akoma tek e shkuara e Partisë Demokratike pasi ky formacion politik nuk mund të ketë të ardhme si forcë politike antiamerikane.

Në këtë kontekst dëshiroj të them se fatkeqësisht kombi ynë ka qënë një komb i vonuar me së pakti përgjatë dy shekujve të fundit gjithnjë kur është dashur të kapte trenin e së ardhmes ne jemi vonuar, por  ky trend negativ duket se akoma nuk e ka çliruar shoqërinë shqiptare edhe në këto kohë të vrullshme të një revolucioni të vërtetë në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informimit.

Padyshim që lokomotiva e perëndimit mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ironi të fatit e majta ish-komuniste shqiptare ndodhet me afër se kurrë më parë në vizion e kordinime politike me partnerin strategjik të Shqipërisë e Shqiptareve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thashë për ironi të fatit por edhe për meritën e pamohueshme të kryeministrit Rama që ka mundur të bëhet partner i besuar dhe i afërt i politikës Amerikane në Ballkan dhe më gjere ku padyshim krijimi tashme i sistemit të ri të drejtësisë me Shqipëri mbetet pika me e larte e kordinimit me institucionet Amerikane. .

Ajo çfarë duhet theksuar është se z. Rama duke shfrytëzuar me mjeshtëri  mungesën e së djathtës në Shqipëri arriti të rikuperojë startin jo të mirë të 2016 duke u shndërruar një aleat i afërt dhe i besuar i Amerikës edhe gjatë qeverisjes së republikanëve.

Nuk mendoj se për këtë mund ta fajësojë kush z.Rama pasi Qeveria nuk mund dhe nuk duhet  të krijojë opozitën pasi fundja ka ndodhur një herë në kohën e z. Ramiz.

E thashë këtë që askush të mos mendojë se në kushtet e një shoqërie të hapur munden që të marrin peng Shqipërinë duke bllokuar apo marrë peng krahun e djathtë në politikën shqiptare ashtu siç realisht tentuan ta bënin në vitet 2017-2019.

Munden të marrin peng vetëm vetveten pasi shqiptarët si populli më pro amerikan  në botë nuk mund të suportojë një formacion politik antiamerikan e aq më tepër pas shout të pështirë që Partia Demokratike bëri javën që kaloi ku e quajti Kuvend Kombëtar por realisht ishte një manifestim tipik komunist,  grusht bashkuar rreth Berishës kundër Amerikës.

Nuk besoj se ka të djathtë antiamerikan kështu që klani Berisha që fatkeqësisht ka marrë peng idealet e shqiptareve përgjatë 30 viteve të fundit ka shkuar në fund të misionit të tij falë edhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë e shqiptarët me shpalljen e kreut të klanit, z Berisha si person nongrata në  Shtetet e Bashkuara.

Ai shqiptar që nuk e shikon shpalljen e Berishës si person non-grata një akt që i jep  fund “Katovices” në Shqipëri, ose nuk marr vesh fare nga politika ose janë thjesht anëtarë e përfitues të klanit Berisha.

Për mua klasifikimin e z. Berisha si antiamerikan që rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës ashtu siç realisht ka qenë vazhdimisht është një ndihmë e madhe dhe e drejtpërdrejtë për të djathtën shqiptare për tu organizuar në të njëjtën gjatësi vale me Republikanët Amerikanë duke u shndërruar jo vetëm në opozitë reale e pushtetit të majtë por duke kontribuar njëkohësisht në funksionimin e pluralizmit në Shqipëri.

Duke pasur në konsideratë se “Zoti” i shqiptarëve në tokë është Amerika atëherë tranzicioni në Shqipëri merr fund kur opozita e djathtë të jetë pro-Amerikanse ashtu siç është edhe e majta qeverisëse.

Pra të dy krahët politik duhet të jenë pro-Amerikanë për të bërë që sistemi të funksionojë normalisht. Duke pasur në konsideratë edhe ndihmën e drejtpërdrejtë të institucioneve Amerikane për të krijuar sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri sipas parimeve dhe vlerave të Amerikës atëherë është plotësisht e mundur integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë pasi ka mbetur edhe një hap: krijimi i të djathtës reale pro Amerikane si alternativë e pushtetit.

Një gjë duhet ta kenë të qartë të tërë shqiptarët të majtë apo të djathtë qofshin ata se nuk mund të ketë të djathtë në Shqipëri pa një distancim të qartë e të hapur ndaj Berishës e berishizmit neokomunist.

Në fund dua të them nëse të djathtët nuk arrijnë të krijojnë e konsolidojnë formacionin e tyre politik larg nga “katovica” e berishizmi shakaja e këtij viti se shqiptarët do protestojnë nga vitet 2035-40 “Zaho ik” mund të rezultojë e vërtetë.

Bota është teatër njerëzit janë aktorë, mjerë ai apo ata që nuk dinë të luajnë rolin e vet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 24/07/2021 13:05

    Zaho ik se Tames i rr… bo…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe