Berisha fushatë 'copy-paste' si 'Foltorja: Basha autokrat! I jam ankuar SHBA për Yuri Kim! Reforma u bë për ta vënë drejtësinë në duart e saj dhe Ramës

Berisha fushatë 'copy-paste' si 'Foltorja: Basha autokrat! I jam ankuar SHBA për Yuri Kim! Reforma u bë për ta vënë drejtësinë në duart e saj dhe Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha

FIER- Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në qytetin e Fierit në takimin elekotral, ku nuk i ka kursyer as kësaj here sulmet për treshen që tashmë është kthyer në armiken krysore në betejën e tij për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Akuza më e rëndë ishte për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, për të cilën tha se po ndërhyn në procese gjyqësore dhe se për këtë është ankuar edhe te presidenti amerikan Joe Biden. Ashtu siç ka bërë edhe herë tjetër, Berisha u shpreh kundër Reformës në Drejtësi duke theksuar se "u bë për të çuar drejtësinë në duar të kryeministrit Edi Rama apo të personave të tjerë si Yuri Kim".  

“Guvernatorja apo ambasadorja. Shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se  Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist.”u shpreh Berisha.

Në 'takimin e tij elektoral, 'copy-paste' i 'Foltoreve', Basha, ishte i sulmuari i radhës! Pakënaqësinë në radhët e demokratëve për drejtimin e PD-së gjatë epokës së Bashës, Berisha po e shfrytëzon për të tërhequr pas vetes të "zhgënjyerit". Ai e quajtur ish-kreun e PD-së, një "autokrat” që në kryesinë e partisë 60% i kishte të emëruar, teksa thotë se me rikthimin e tij është rikthyer edhe vota e lirë.

"Lëshonte komunikata, përjashtohet ky ose ai, gjithçka bëhet në mënyrë të paligjshme, ne u ngritëm kundër këtij arbitrariteti", tha Berisha.

Duke akuzuar Bashën, Berisha tha se ai ishte shndërruar njësoj si Edi Rama, teksa lexoi edhe një mesazh që sipas tij vjen nga një socialist,ku shpreh pakënaqësinë se si do të bënehn zgjedhjet brenda PS-së.

"Po lexoj një mesazh të një socialisti, ku komentonte fjalimin e Ramës në Asamble. Kryetari do zgjidhet nga Komisioni i Posaçëm, po strukturat ca do bëjnë, do dëgjojnë platformat, po kryetarët me votë, po, po delegatët, apo drejtuesit lokal? Pas 30 vitesh pluralizëm, ky është realitet shqiptar, po në fakt nuk po shkonim larg këtij realiteti dhe ne, kryesia ishte 60% emërim i kryetarit, në këtë proces ne ia dolëm që të rikthejmë votën, ju duhet të kontribuoni me vonë, në bëmë zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, me një listë me emra shumë të mirë, Këshilli Kombëtar për herë të parë zgjodhi mbi 50% gra, vajza dhe shumë të rinj", tha Berisha.

Berisha ka shpalosur edhe një plan që sipas tij do vihet në zbatim kur Partia Demokratike të vijë në pushtet. Nga ky plan Berisha ka zbuluar dy pika. Sipas tij e para është për çështjen e pronave, teksa u ndal edhe tek naftëtarët dhe minatorët duke thënë se pas të dënuarve politik, ata meritojnë më shumë se të gjithë që të shpërblehen.

“PD duhet të zgjedh çështjen e pronave si qeveria. Aty ku është do rikthehet e plotë dhe aty ku nuk ekziston do shpërblehet me çmimin e tregut. Ky është qëndrim i prerë dhe i qëndrojmë plotësisht. (...) Për naftëtarët dhe naftën është qëndrim dhe padrejtësi e madhe që bëhet për ta dhe për minatorët. Në mbarë vendin. Pas të përndjekurve politik që i kanë kaluar në burgje e kampe rininë e jetën. Ata që meritojnë më pas në vlerësimin tim shpërblim më të madh për atë që kanë bërë janë minatorët dhe naftëtarët", tha ai.

Ajo që ra në sy në këtë takim, ishte edhe prezenca e ish-deputetit Myslim Murrizi, një zë kritik ndaj Sali Berishës, por që tani më i është bashkuar dhe është rikthyer në Këshillin Kombëtar të PD-së. Zgjedhjet në PD mbahen në 22 maj, teksa në garë Berisha ka përballë Ibsen Elezin më këtë të fundit që e ka ftuar në një debat, por që ish-kryeministri e ka refuzuar si ftesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:21
Statuti i PD-së në Apel, Berisha sulmon Kim: S'mund të ndërhysh në një proces gjyqësor

1652548848_Screenshot1.jpg

Nga Fieri, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, duke thënë se ajo po ndërhyn në procese gjyqësore, referuar ankimimit në Apel të statutit të PD-së.

“Guvernatorja apo ambasadorja. Shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se  Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist.”u shpreh Berisha. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tomor labi: 15/05/2022 10:53

    Te dashur miq! Jam nje antar i PD qe ne vitin 1992. Ju bej nje thirrje te forte dhe me ndergjegje te plote: Mbylljani gojen Sali Berishes, mos e lini te flase apo te drejtoj dhe te organizoj mbledhje apo intervista. Mos e pranoni dhe mos lejoni te zgjidhet kryetar i partise perseri. Mos e perfshini ne zgjedhjen e presidentit se do te deshtoni dhe socialistet do zgjedhin me budallallekun qe i karakterizon dhe per inatin tuat cil te duan. Do humbasim zgjedhjet lokale pra dhe bashkite si dhe me vone zgjedhjet parlamentare pra pushtetin.Te jeni te sigurt. Ne do tu mallkojme dite e perdite gjith kohen ,Mendohuni mire.

    Përgjigju
  • XXX: 14/05/2022 20:18

    Po ky kufoma seriozisht e ka??? ????????????

    Përgjigju
  • vicidolasi kriminel: 14/05/2022 19:44

    ka te drejte krimineli i lindur dhe i padenuar e i shpallur jozyrtarisht Monument kulture i nga mbrojtur nga SPAK,Arben Kraja! Te nderhyje ne gjyqesor e te jape urdhera i lejohet vetem mbretit te krimit ne Shqiperi,Salihut te Madherishem dhe jo,sipas tij,Juri Kim apo ndonje tjeter.Vetem mbrete e ka kete ekskluzivitet!Dhe kete e di mire populli shqiptar dhe e ka mesuar dhe Arben Kraja...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave