TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, lidhur me deklaratën që ai bëri nga takimi në Fier se i është ankuar presidentit Amerikan Joe Biden, se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore. Reagimi i tij është me nota ironike teksa e pyet se si e ka bërë këtë "ankesë", nisur nga fakti që ai është 'Non Grata' në SHBA.
"Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail", shkruan Bardhi.
Ky reagim vjen pas deklaratës së ish-kryeministrit se Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore në Shqipëri, referuar çështjes në Apel të statutit të PD-së dhe se për këtë i ka kërkuar publikisht SHBA-së dhe vetë presidentit amerikan Joe Biden që ta ndalte.
Në PD situata paraqitet e tensionuar, ku palët me zgjedhjet për kreun e partisë kanë ashpërsuar tonet mes njëri-tjetrin.
BRAVO BARDHI,,,,VETEM TI I JEP HAKUN KETYRE MASKARENJVE SI SALIU ME KOMPANI QE KANE SHIRE NE KURRIZ TE DEMOKRATEVE....
PërgjigjuGazi eshte nder juristet me te mire te PD. Eshte djale me vlera dhe njeri i ndershem.
PërgjigjuPo ik ore Gazi dhe gjej shoket. Akoma se ke kuptuar se cfare keni qene? Bej ndonje pune tani ne parlament me mazhorancen duke u dhene voten, se pas 3 vjetesh do harrohesh.
Përgjigju