Berisha futi në listë familjarin e Elvis Rroshit në vend të fituesit të primareve në Tiranë

Berisha futi në listë familjarin e Elvis Rroshit në vend të fituesit të primareve në Tiranë

Hysen Kadia, Elton Roshi dhe Elvis Roshi

Demokratët prisnin në këtë listë të mbyllur Hysen Kadiun, i cili rezultoi më i votuari në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun dhe Grigels Muçollarin. Pavarësisht rezultatit, të gjithë janë në listë të hapur.

I pari që u tërhoq nga gara dhe bëri një sqarim për demokratët është kreu i degës së Kavajës, Hysen Kadiu, i cili ndër rreshta shprehu zhgënjimin e tij.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg garon në listë të hapur në kryeqytet. Një sfidë e politikanit ish-peshëngritës jo vetëm ndaj kundërshtarëve politik, por edhe ndaj SPAK që e izoloi prapa hekurave nën dyshimet për korrupsion.

Një sfidë ndaj SPAK duket se ka edhe vetë lideri opozitës Sali Berisha i cili po ashtu, është nën hetim nga SPAK për korrupsion lidhur me dosjen “Partizani”.

Sipas informacioneve, SPAK ka në verifikim e sipër edhe pasurinë e eksponentit tjetër opozitar Flamur Noka, informacione të cilat ky i fundit i ka mohuar.

“Tek PD ka ndodhur e kundërta por me qasje krejt tjetër. Nevoja e tyre për t’u mbrojtur nga hetimet i kanë dhënë imunitet individëve që janë në procese hetimore dhe kanë garantuar lidershipin, ndërkohë që shkojnë në listë të hapur me shumë pak personalitete publike”, shprehet Afrim Krasniqi.

Por, duket se opozita i ka harruar betejat politike dhe zotimet e së shkuarës. Në listën e hapur të Tiranës, me numrin 31 është kandidati Elton Rroshi nga zona e Kavajës.

Ai është djali i xhaxhait i Elvis Rroshit, ish- kryebashkiakut me disa emra që u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.

Rroshi u largua edhe falë betejës së selisë blu që afron pranë saj njeriun e afërt të Rroshit. Mjaft ironike të mendosh se kandidati nga Kavaja Hysen Kadiu, fituesi i primareve të selisë blu mbeti jashtë liste… /Inside Story

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm