Berisha: Fyle dhe Rama të implikuar
në aferën e CEZ, hetim nderkombeta

Berisha: Fyle dhe Rama të implikuar<br />në aferën e CEZ, hetim nderkombeta
TIRANE - Sali Berisha ka akuzuar ish-komisionarin për zgjerim Stefan Fyle i cili sipas tij qëndron pas aferës korruptive që është bërë mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it. Ish-kryeministri ka vijuar akuzat ndaj Fyles të cilin e quajti një qëndrim jo normal ndërsa pohoi se është denoncuar disa herë më parë.

“Nuk e quaj normal qëndrimin e Fyles. Kam denoncuar me hipotezë një veprimtari të qëllimshme të Edi Ramës të lidhur direkt me ish komisionarin Stefan Fyle. E kam denoncuar kur komisionari fyle ishte në detyrë” – theksoi Berisha.

Ish-kryetari i selisë blu ka vijuar akuzat edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të BE-së, si zoti Kopac i cili sipas Berishës është përfshirë në marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in.

“Është e papranueshme që të bëhesh kumbar i lidhjesë më korruptive mes CEZ-it dhe qeverisë shqiptare. E papranueshme që një zyrtar i Brukselit të vijë në komisionin e veprimtarive prodhuese dhe të thotë që marrëveshja është bërë në zyrën e tij” – nënvizoi Berisha.

Gjatë fjalës në parlament Sali Berisha tha se po bëhet presion i madh ndaj dëshmitarit për çështjen mes CEZ-DIA, Elvis Mataj. Berisha nënvizoi se Mataj po mundohet të shpëtojë plot 135 milionë euro buxhetit të shtetit.

“Hiqni presionet ndaj Elvis Mataj. Sepse ai po mbron 135 milionë euro të shtetit shqiptar. Sepse Ismailaj nuk ka pranuar 29 milionë euro, por ka kërkuar 135 milionë euro. Sepse ai ka një garanci. Se nga një çështje CEZ – DIA kaloi çështje mes Shqipërisë dhe DIA” tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Parlamenti përsëriti thirrjen që deputetët e mazhorancës të votojnë ligjin për hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it. Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për vjedhje të 800 milionë eurove që sipas tij janë përfituar nga marrëveshja me CEZ-in.

“Në këtë seancë të votohet ligji për hetimin ndërkombëtar për super aferën korrutive që iu ka kushtuar publikut shqiptar 800 milionë euro të vjedhura nga ju. Hetimi ndërkombëtar duhet patjetër në emër të stabilitetit të vendit, ky hetim është jetik. I bëj thirrj Gramoz Rucit që të votojmë hetimin ndërkombëtar, nuk ka çështje më urgjente se kjo. Në hetim të përfshihet gjithçka që në momentin e nënshkruar dhe deri më sot, kujt nuk ja mban i ka të gjitha përgjegjësitë ne kësaj afere”- u shpreh Berisha.

Ish kryeministri tha se qeveria e tij ka çuar këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit ndërsa akuzoi Ramën i cili sipas tij u tërhoq pasi pranoi marrëveshjen për të vejdhur 800 milionë euro. Sali Berisha përfundoi fjalën e tij duke thënë se këtë aferë e ka denoncuar me dhjetëra herë edhe pa dalë të dhënat e arbitrazhit të Vjenës. Ai shtoi se “opozita do t’i shkojë deri në fund zbardhjes të së vërtetës për këtë mega aferë, gjithçka në interes të opinionit publik”

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)