Kryetari i PD-së, Sali Berisha pranon se gjendja e Partisë Demokratike nuk është ajo që duhet të ishte. Ai vijon të thotë se duhen marrë përsipër përgjegjësitë dhe se duhet për t’i motivuar mbështetësit apo qytetarët, duhet të bëhej me dije hapja e partisë ndaj figurave të reja.

Berisha iu kërkoi të gjithë anëtarëve të PD-së, të krijojnë sa më shumë hapësira për ardhjen e të rinjve në parti dhe të vihen në kërkim të vlerave.

“Gjendja e PD nuk është ajo që do donim të ishte. Duke mirëkuptuar ata që kultura elektorale nuk i bën të dallojnë farsën nga zgjedhjet, detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur me ta, dhe të marrim çdo përgjegjësi qe na takon. Nuk shkohet tek simpatizantët as për ti fajësuar, mos dëgjuar apo shpërfillur. Jo, përgjegjësia merret. Tek anëtarët simpatizantët shkohet duke ngjallur shpresën, shpresa vetëm duke thënë të vërtetën.

Kryesore është censura e tmerrshme. Nuk kemi të qartë sesa shkatërrimtare është ajo. Zemërimi i tyre është legjitim, vonesa jonë është problemi. Ne ishim në interes të tyren. Çështja e hapjes së PD.

Në qoftë se ne nuk hapemi, nuk faktojmë para anëtarë dhe mbështetësve vullnetin e hekurt për të hapur, për një imazh të ri, për ripërtëritje të fortë, ne nuk mund të motivojmë njeri. Secili nga ju të kërkojë të gjejë njerëz me vlera. Unë përpiqem, sado të përpiqem nuk e realizoj dot. Duhet secili deputet e anëtar, të afrojë vlera”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Berisha: U rrëzua haram Begaj e Rama! Pranon dështimin: PD nuk është në gjendje të mirë