Sali Berisha ishte politikani i parë që doli të ‘duartrokiste’ vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn. Jo aq për të mbështetur Veliajn, sesa për të sulmuar Edi Ramën e Bajram Begajn që pasoi vendimin për shkarkim me dekretin për zgjedhje në Tiranë.
““Këtë e komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin, por e komentoj gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji e morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti, Erion Velisë. E trajtoi në atë mënyrë, siç e tha ai vetë, si “serial killer” bën burg. E trajtoi deri aty sa duhej t’i dilja unë zot për të drejtat e njeriut. E trajtoi në atë mënyrë që shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të një qëndrimi ndaj të burgosurve. Dhe me këtë ai i dha Erion Velisë avantazhin de facto. Bajram Begaj dhe Rama janë të palosur të dy me këtë vendim”,- tha Berisha.
Para nisjes së mbledhjes, Berisha mbajti edhe një fjalim ku procesin për Erion Veliajn, e cilësoi si një proces totalitar, duke e krahasuar në gjyqin që diktatori Enver Hoxha i ka bërë Kadri Hazbiut. Pavarësisht se për Berishën është i fajshëm, kryedemokrati tha se atij i janë shkelur të drejtat e njeriut.
“E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat atyre që kanë përjetuar diktaturën totalitare i kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, por në dallim nga Kadri Hazbiu që deklaronte se e kam nga partia ime, Erion Veliaj me guxim krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë.
Të kuptohemi, nuk kam absolutisht as edhe ndjesinë më minimale, se Erion Veliaj është një person i pafajshëm. Erion Veliaj është një person që mbahet në burg për minimumi për 1/100 e asaj që ka shpërdoruar, për të mos thënë 1/200 e saj. Por dukë thënë këtë, e vërteta e padiskutueshme është se, të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale, u përdor ndaj tij ajo praktikë që Enver Hoxha përdori ndak Kadri Hazbiut, që ishte një kriminel, një vrasës. Dhe në këtë rast, duke shkelur çdo procedurë, çdo ligj i dhanë atij mundësinë të krahasojë FARC-un e Kolumbisë, partinë që në fakt, ai tha një të vërtetë, narkoparti, narkoregjim. Kjo është e vërteta e Shqipërisë”, tha Berisha.
Berisha nuk i ka ndalur akuzat për Belinda Ballukun, duke thënë se ajo dhe persona të afërt me të, kanë kërcënuar prokurorin e çështjes, i cili dha dhe vendimin për ta marrë si të pandehur.
“Në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga anturazhi i Lubisë dhe nga vetë ajo që i thotë prokurorit mos më shih me rroba gruaje se i heq këto dhe vesh të burrave. E keni parë ju Belindën me kobure?” tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha pranoi se gjendja e Partisë Demokratike nuk është në më të mirën. Si lider, ai tha se duhet të merren pëgjegjësitë përsipër, ndërsa u shtoi se partia është e hapur për përfshirjen e figurave të reja në struktura.
“Gjendja e PD nuk është ajo që do donim të ishte. Duke mirëkuptuar ata që kultura elektorale nuk i bën të dallojnë farsën nga zgjedhjet, detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur me ta, dhe të marrim çdo përgjegjësi qe na takon.
Në qoftë se ne nuk hapemi, nuk faktojmë para anëtarë dhe mbështetësve vullnetin e hekurt për të hapur, për një imazh të ri, për ripërtëritje të fortë, ne nuk mund të motivojmë njeri”, tha Berisha.
I rezervuar, për të mos larguar vëmendjen nga zhvillimet në kampin kundërshtar, kryedemokrati u tregua hermetik për diskutimet gati 3 orë me dyer të mbyllura me kryesinë e PD. Të vetëve, Berisha u kërkoi të nisin një tur dialogu me demokratët e zemëruar në bazë, pas humbjes së thellë në 11 maj. Me vete, u kërkoi të marrin si mburojë raportin e OSBE/ ODIHR.
“A kemi ne probleme? PO. Është detyra jonë ti sqarojmë simpatizantët tanë , shqetësimet e tyre plotësisht të drejta, për defektet, mangësitë, gabimet, përgjegjësitë e secilit prej nesh, të gjithë atyre që u angazhuan në fushatën elektorale. Detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur, të dëgjojmë zërin e tyre, të shpjegojmë me durim dhe të marrim çdo përgjegjësi që na takon”, thotë Berisha.
Edhe në parlament, raporti nuk do të jetë më si dikur. Refuzimi i një sërë kërkesave të depozituara nga demokratët, Berisha thotë se meriton përshkallëzim të aksionit.
Megjithatë, derisa të ketë një vendimmarrje finale PD, do të vijojë të insistojë që kërkesat e saj për debat në parlament të pranohen.
Vetëm këtë të hënë, ajo depozitoi dy kërkesa për mocion me debat për raportin e ODIHR, por edhe për marrjen si e pandehur të Belinda Ballukut.
Përfundoi pas 3 orësh mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike, e thirrur nga Sali Berisha pasi Partia Socialiste nuk pranoi në Parlament ngritjen e 2 komisioneve hetimore, atë për zgjedhjet e 11 majit dhe atë për çështjen McGonigal.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, por edhe pas përfundimit, Berisha u tregua hermetik për mediat, duke mos dhënë informacione mbi vendimet e marra nga Kryesia e Partisë Demokratike.
I pyetur mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt, duke e lënë në krye të Bashkisë Tiranë, Berisha e quajti një goditje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj.
“Këtë e komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin, por e komentoj gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji e morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti, Erion Velisë. E trajtoi në atë mënyrë, siç e tha ai vetë, si “serial killer” bën burg. E trajtoi deri aty sa duhej t’i dilja unë zot për të drejtat e njeriut. E trajtoi në atë mënyrë që shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të një qëndrimi ndaj të burgosurve. Dhe me këtë ai i dha Erion Velisë avantazhin de facto. Bajram Begaj dhe Rama janë të palosur të dy me këtë vendim”,- tha Berisha.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha pranon se gjendja e Partisë Demokratike nuk është ajo që duhet të ishte. Ai vijon të thotë se duhen marrë përsipër përgjegjësitë dhe se duhet për t’i motivuar mbështetësit apo qytetarët, duhet të bëhej me dije hapja e partisë ndaj figurave të reja.
Berisha iu kërkoi të gjithë anëtarëve të PD-së, të krijojnë sa më shumë hapësira për ardhjen e të rinjve në parti dhe të vihen në kërkim të vlerave.
“Gjendja e PD nuk është ajo që do donim të ishte. Duke mirëkuptuar ata që kultura elektorale nuk i bën të dallojnë farsën nga zgjedhjet, detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur me ta, dhe të marrim çdo përgjegjësi qe na takon. Nuk shkohet tek simpatizantët as për ti fajësuar, mos dëgjuar apo shpërfillur. Jo, përgjegjësia merret. Tek anëtarët simpatizantët shkohet duke ngjallur shpresën, shpresa vetëm duke thënë të vërtetën.
Kryesore është censura e tmerrshme. Nuk kemi të qartë sesa shkatërrimtare është ajo. Zemërimi i tyre është legjitim, vonesa jonë është problemi. Ne ishim në interes të tyren. Çështja e hapjes së PD.
Në qoftë se ne nuk hapemi, nuk faktojmë para anëtarë dhe mbështetësve vullnetin e hekurt për të hapur, për një imazh të ri, për ripërtëritje të fortë, ne nuk mund të motivojmë njeri. Secili nga ju të kërkojë të gjejë njerëz me vlera. Unë përpiqem, sado të përpiqem nuk e realizoj dot. Duhet secili deputet e anëtar, të afrojë vlera”, tha Berisha.
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një komunikim për mediat, komentoi dhe projektligjin e propozuar nga mazhoranca mbi barazinë gjinore në vend.
Sipas Berishës, pas ligjit fshihet biznesmeni George Soros, i cili po përpiqet që të zhdukë familjen tradicionale dhe të krijojë më shumë sesa 2 gjini.
“Soros me të vetët, përpjekjet titanike për të krijuar gjini të 3 apo të 4. Ligji në parlament, është faktikisht ligji i shuarjes së familjes.
Gjinia thotë Rama, nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e përcaktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat. E hoqi dhuntinë e zotit, e hoqi përcaktimin natyror, por tani e sjell vërtit çfarë u duket e përshtatshme. Nuk ka. Kjo përpjekje për të shuar konceptin e familjes shqiptare dhe në botë, prindi e fëmija, do të thotë se vendin e Marksit të dikurshëm e ka George Soros. Unë i them që nuk udhët ta vlerësojmë se Soros ka mbështetës të fuqishëm. Shqiptarë dhe joshqiptarë që ditën dhe natën punojnë kundër opozitën shqiptare.
Na shpallin ne si opozitë joperëndimore sepse mbrojmë këto vlera të shenjta”, tha Berisha.
Sali Berisha ka komentuar hetimet e nisura nga SPAK ku e pandehur është marrë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe zv,kryeministrja Belinda Balluku së bahsku m 5 vartës të saj.
Berisha thotë se pas këtij vendimi, Balluku ka kërcënuar prokurorin e çështjes.
“Të njëjtën ditë, personi që po të merrje qindra mijëra fjalë të fjalorit tonë, nuk meritonte fjalë tjetër më shumë sesa Lubi. E papërmbajtur, njeriu që pas Ramës ka vjedhur më shumë nga Shqipëria që nga themelimi i shtetit. Lubi Balluku u paraqitur në SKAP, për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte pabarazi në tendera.
Në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga anturazhi i Lubisë dhe nga vetë ajo që i thotë prokurorit mos më shih me rroba gruaje se i heq këto dhe vesh të burrave. E keni parë ju Belindën me kobure? Kërcënohet nga Rama, cili je ti thotë që guxon t’i prekësh pasaportën zv.ministres së Shqipërisë.
Të vërtetën e nxori njeriu më i afërt i Ramës, në disa aspekte dhe shefi i tij, Baton Haxhia. Po tha, 50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik. U përpoqën të implikonin presidentin e Turqisë. Nuk thotë popullit kot, po nejte me qentë, pleshta do të kesh.
Zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqëse, dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshte vartësve se këto dhe ato janë për palloshin e gjatë. Kjo është e vërteta absolute. Janë në sms dhe ën e-mail. Kur del në dokumente, se kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballikut në nje resort në Athinë”, tha Berisha.
Komente













/Jemi te hapur per figura te reja/-thote Berisha.Po per doreheqje jeni te hapur,apo jeni per figura te reja,por me ju te kalcifikuar perjete ne krye te PD?!
PërgjigjuShume mire ja ka bere prokurorit , ai nuk ka te drejte se kujt do ti jepet konçesioni , prokuroria ka te drejte te shikoj se eshte zbatuar projekti sipas kontrates apo jo , duhet te pyesi personin qe e ka mare .Ndersa per Veliajn perse i dilni ne mbrojtje tani ? Haroni qe e dogjet bashkine ? Por si te pa fytyre qe jeni beni lojen .
Përgjigju