Berisha:Gjobë për çdo gënjeshtër në
Kuvend. Ruçi: Ti i shlyen dot të tuat?

Berisha:Gjobë për çdo gënjeshtër në<br />Kuvend. Ruçi: Ti i shlyen dot të tuat?
TIRANË -  Ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi ashpër sot në Kuvend ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj, të cilin e quajti ministri më gënjeshtar i qeverisë.
 
Sipas Berishës, Ahmetaj s’duhet lejuar të flasë as në Parlamentin e ardhshëm prej gënjeshtrave që ka thënë. Ai kërkoi që parlamenti të aplikojë gjoba për ministrat gënjeshtarë.
 
Gjobë për çdo gënjeshtër, heqja e të drejtës së fjalës, duhet të aplikojë parlamenti për çdo gënjeshtër. Ti zotëri (duke ju drejtuar ministrit Arben Ahmetaj) jo për këtë parlament por as për tjetrin nuk të takon të marrësh fjalën me kaq shumë gënjeshtra sa ke thënë. Të thuash se është ulur varfëria..., nuk ka gënjeshtër më të madhe”, u shpreh sot Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, mirëpriti propozimin e Berishës, por  u shpreh se vetëm gënjeshtrat e tij s’do kishte gjobë që do t’i shlyente.
 
“Po, gjobë për çdo gënjeshtër në këtë parlament, jam dakord. Duke marrë parasysh për të gjitha këto që the, mu kujtua komedia e Cekes, që për nga numri i gënjeshtrave këtu në parlament, nuk mjaftojnë dhe nuk nxjerrin dot gjë gjobat”, u shpreh Ruçi.
 
Ai kërkoi sërish nga drejtuesi i seancës që të zbatojë rregulloren e Kuvendin për minutat e replikave.
 
“Kërkoj të zbatohet procedura e parlamentit për të dyja palët këtu në këtë sallë. Z.Berisha u ngrit për një replikë 2 minuta dhe e bëri 20 minuta. U ngrit sërish tani për 2 minuta replikë dhe e bëri 40 minuta. Nuk mund të lejojmë që këtu të lexohen e-maile, SMS, se po të jetë puna ashtu, se mua dikush më pyeti që vërtetë i beson ky ato që thotë...?”, tha Ruçi.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat