Berisha: Heqjen e imunitetit
ta votojmë brenda shtatorit

Berisha: Heqjen e imunitetit<br />ta votojmë brenda shtatorit
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha e krahasoi mandatin e fundit të qeverisë së tij me një pemë që jep frutat e saj. Ndaj dhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD ai shprehu bindjen se partia e tij do të zhvillojë më të bukurën e të gjitha fushatave elektorale.

“Shpreh bindjen se energjitë e ripërtërira të kësaj vere do të jenë energji të fuqishme të fushatës së ardhshme elektorale. Energji me të cilat ne do të zhvillojmë më të bukurën, më të gjerën e të gjitha fushatave të zhvilluar deri më sot. Asgjë nuk i shëmbëllen më shumë këtij mandati sesa një pemë që i jep frutat e saj. Në të gjitha zonat tuaja elektorale kudo që ju shkoni gjeni projekte të realizuara” iu drejtuar Berisha deputetëve.”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD.

Përballë deputetëve të tij ai u shpreh i kënaqur nga qëndrimet e fundit të socialistëve që kanë premtuar se do të votojnë heqjen e imunitetit pavarësisht nga qëndrimi që do të mbajë mazhoranca me propozimet e tyre mbi ndryshimet kushtetuese. Ai kërkoi nga opozita që të bëhet gjithçka është e mundur për të afruar datën e votimit në Parlament të heqjes së imunitet me qëllim që gjithçka të kryet brenda shtatorit. Madje dha lejen të nisin seancat dëgjimore.

"Unë e mirëpres këtë vendim të tyre. Le të bëhen dëgjimet. Meqenëse shtatori është një afat kritik për vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë do t’u lutesha që të bëjnë gjithcka për të afruar në përputhje me rregullat, datën e votimit në parlament të heqjes së imunitetit dhe ligjeve të propozuara nga Partia Socialiste. Nëse kjo procedurë do kompletohej brenda afatit kohor për të cilin po bëhet fjalë ky do ishte lajmi më i mirë që do t’i dërgomim partnerëve tanë kudo në botë. Në rast se votohet kjo është një arritje e madhe. Pa asnjë lloj konotacioni partiak. Është një arritje e Shqipërisë. Përndryshe opsioni tjetër mbetet gjithnjë plotësisht i mundshëm. ”- tha Berisha duke iu referuar referendumit.

BORXHI

Duke folur mbi ekonominë Kryeministri tha se qeveria e tij nuk është angazhuar në një politikë të uljes së borxhit por në investime, dhe të gjitha borxhet janë marrë vetëm për këtë qëllim.
“Në Shqipëri borxhi me gjithë ndikimet e pamohueshme të krizës, nga viti 2005 -2012 lëviz me 2-3%. Ne nuk jemi angazhuar në një politikë të uljes së borxhit, jo ne investojmë. Por i jemi përmbajtur një rregulli me vendosmëri: Nuk kemi marrë një qindarkë borxh përvec investimit. Po investojmë në infrastrukturën më bazë njeriun
Megjithëse këto investime kanë qenë ndër më të lartat që një qeveri mund të ketë ndërmarrë, borxhi nuk është rritur sepse ekonomia shqiptare është rritur. Disiplina fiskale e vendosur ka bërë që Shqipëria të ketë një borxh plotësisht nën kontroll dhe të qendrojë në zonën jeshile të borxheve të planetit që më duhet të them se nga 2001-2012 janë rritur nga 18 trilion dollare në 48 trilion dollar. Kur Shqipëria ka mbajtur në kontroll të plotë borxhin e saj dhe nuk ka rënë në zonën e kërcënuar.”- deklaroi Berisha. Në përfundim të fjalës së tij shefi i Qeverisë uroi popullin dhe autoritetet e Kosovës për përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur.
(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar