Berisha hero në fitoren e Atalantës
përballë Napolit, Juve bën detyrën

Berisha hero në fitoren e Atalantës<br />përballë Napolit, Juve bën detyrën
Atalanta ka mposhtur Napolin me rezultatin 0-2 dhe një meritë të veçantë për tre pikët e fituara ka padyshim portieri shqiptar Etrit Berisha.
 
Kosovari që mbron edhe ngjyrat kuqezi realizoi një super paraqitje duke shmangur gola të sigurt me pritje spektakolare.
 
Berisha e tregoi veten sa vlen duke konfirmuar elozhet këtë edicion me grushtimin që i bëri një gjuajtje të lirë të Martens duke shmangur një gol të sigurt.
 
Golat e fitores për Atalantën u shënuan të dy nga Mattia Caldara duke u ngjitur në vendin e 4 me 51 pikë, 3 më pak se Napoli dhe 3 më shumë se Interi me një ndeshje më pak.
 
Ndërsa Juventusi fitoi përballë Empolit 2-0 duke konsoliduar më shumë vendin e parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit