TIRANË – Kryeministri Berisha ka ndarë sot gëzimin e tij me biznesmenët dhe fermerët shqiptarë për heqjen e tvsh-së së çdo lloj tarife doganore për makineritë dhe inputet bujqësore. Në shënimin e tij në FB, Berisha shkruan:

“Ditë e shënuar për biznesin dhe fermerët e Shqipërisë! Sot, në një akt historik, u votua në Parlament ligji për heqjen e TVSH-së dhe çdo lloj tarife doganore për çdo makineri e çdo gjë tjetër për të gjitha bizneset jobujqësore dhe bujqësore që nevojiten për prodhimin dhe nxitjen e tij. Kjo është mbështetja më e fuqishme që një vend i jep prodhimit dhe punësimit.

Në vitin 1995, ky vendim u shoqërua me rritjen prej 13.1% të ekonomisë shqiptare apo rritjen më të lartë historike të saj. Sigurisht, ky ligj do sjellë fillimisht mungesën në të ardhura të rreth së paku 160 milionëve euro në buxhetin e shtetit, që do t’i mbeten biznesit, por fill më pas, kjo do të shoqërohet me rritje më të madhe ekonomike dhe punësim më të madh”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)