Berisha i ankohet  Donald Lu: Soros
kundër PD, mbështet ish-komunistët

Berisha i ankohet  Donald Lu: Soros<br />kundër PD, mbështet ish-komunistët
TIRANË- Ambasadorit Amerikan në Tiranë Donald Lu takoi mesditën e kësaj të marte ish-kryeministrin Sali Berisha.
 
Takimi mes Lu dhe Berishës është zhvilluar në zyrën e ish-Kryeministrit rreth orës 12:00 dhe ka zgjatur një orë.

Në fokus të takimit ishte situata politike në vend të cilën ish-kryeministri e vlerëson si kritike.

Sipas tij, kanabizimi i vendit, rritja e kriminalitetit, ku bandat sipas tij lirohen me ndërhyrjen e Edi Ramës janë disa nga arsyet pse protestohet.

Ndërsa ka vlerësuar marrëdhëniet me Institutin Demokratik, por edhe atë Republican në SHBA që prej 1993, ish-kryeminsitri është shprheur se George Soros ka shpenzuar miliona dollarë jo vetëm në mbështetje të ish-komunistëve shqiptarë, por direkt kundër PD-së.

Duke renditur arsyet pse PD është në protestë, Berisha është shprehur se ky reagim nuk bëhet për pushtet, por për zgjedhje të lira.

Basha nis vizitën në SHBA, takime në Senat dhe Kongres
Ndërsa protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 32 të saj përpara kryeministrisë, lidershipi demokrat po ndërmjetëson në një tjetër mënyrë për të përcjellë zërin e opozitës në diplomacinë ndëkombëtare.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0