‘Shqipëria, s’mund të mbetet peng i askujt’, kështu thotë kreu i Partisë Demokratike, pas deklaratës së Sali Berishës në Lezhë, i cili u shpreh nga Lezha se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin e Kombëtar të PD-së. Basha, ka publikuar në rrjetet sociale, fjalën e tij në Kuvend një ditë më parë, ku theksoi se Berisha-Meta-Rama, janë trekëndëshi i Bermudës, dhe se kanë ndihmuar që kreu i qeverisë të jetë në pushtet. Basha nënvizon se fati i shqiptarëve, nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë.
'Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë!’- shkruan Basha.
Lulzim Basha iu drejtua dje në Kuvend kryeministrit Edi Rama, se kërkon që të ketë përballë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryetarin e PD-së Sali Berisha. Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet, ndërsa ai ka fajin më të vogël.
'Ke hall ti historinë e PD-së. Thuaje më ka marrë malli për Sali berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tëndë. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s'jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë sta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011. Disa miq i ke ti por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s'kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës', -tha Basha dje në Kuvend.
Sot nga Lezha ish-kreu i PD-së, tha se më 11 dhjetor do të mbante Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, pikërisht në ditën kur është themeluar edhe kjo parti 31 vite më parë. Megjithëse kryetari i PD-së e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë institucioni që bie ndesh me qëndrimet amerikane, pas shpalljes së Berishës ‘non grata’.