'Foltorja' zhvendoset në Lezhë, Berisha cakton 11 dhjetorin si daten e mblidhjes se Kuvendit Kombëtar te PD... sulmon Kim: Kullot në livadhet e qeverisë, ka konflikt interesi

LEZHË- Beteja në Partinë Demokratike do të jetë një përplasje e fortë kokë më kokë, ku të gjithë projektorët do të kthehen në selinë blu. Në 11 dhjetor 2021, Sali Berisha ka bërë me dije nga Lezha se do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndonëse Lulzim Basha ka qenë i prerë se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë institucioni që bie ndesh me qëndrimet pro Amerikane. 

"Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët në Shqipëri, të informoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha.

Data e përzgjedhur nuk është aspak e rastësishme! Është pikërisht 11 dhjetori, atëherë kur është themeluar edhe Partia Demokratike, 31 vite më parë dhe në këtë ditë Berisha pretendon të "çlirojë" PD-në nga "kthetrat" e Lulzim Bashës, të cilin e ka akuzuar se është marrë peng nga Edi Rama. Cili është skenari, a do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, çfarë do të ndodhë në 11 dhjetor, janë pyetje që presin për një përgjigje, ndërkohë që përgjatë kësaj kohe, Berisha do të vijojë me 'Foltoren" për të testuar mbështetjen që ka te demokratët në Kamzë.

Ironike është se ndonëse SHBA-ja e ka shpallur 'non Grata' si një njeri të korruptuar e që ka minuar demokracinë, në skenarin e tij të ardhjes në krye të PD-së, Berisha parashikon edhe një forcim të marrëdhënieve me Amerikën dhe Bashkimin Europian.

"I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA", tha Berisha ndër të tjera.

Takimet e njëpasnjëshme, në qarqet e vendit, duket se e kanë lodhur jo pak ish-kryeministrin, i cili në Lezhë nuk kanë munguar gafat e njëpasnjëshme. Si fillim, harroi emrin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, e më pas e bëri Bashën edhe ministër të Brendshëm të Partisë Socialiste, ku e ngatërroi me Fatmir Xhafajn. 

Në Lezhë, Berisha u braktis nga deputetët e qarkut, ku të pranishëm u panë vetëm ish deputetë si Aldo Bumçi apo Klevis Balliu. I vetmi deputet, ishte "besniku" i tij i deklaruar hapur që në fillim, Flamur Noka.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Berisha i përgjigjet Kim: Kullot në livadhet e qeverisë, ka konflikt interesi1 Unë dhe PD do vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA

"Do të ishte ironi historike, por edhe tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, që partia të hajë bari për shkak të interesave personale të një njeriu", ishte kjo deklarata e ambasadores së Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën, ku ia bëri të qartë që SHBA-ja nuk e donte Sali Berishën në parlament. Kësaj deklarate, Berisha i ktheu përgjigje nga "Foltorja" në Lezhë.

"Kur ju thashë nja 2 muaj më parë se zonja kur përmendi barin, u shpreha se; Zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë. Pak kush e kuptoi këtë gjë. Tani që e shohim në majezën e qeverisë nëpër wikende e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyjë në jetën private. Por konflikti i interesit është konflikt interesi cilido qofsh. Objektiviteti dhe jo konflikti i interesit është rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar.”, tha ai.

Ndonëse është shpallur 'Non Grata', Berisha, tha se ai do të ndërtojë më të mira me BE-në dhe SHBA-në.

"I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA. Peng kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran I tij që na etiketon ne si takime anti-amerikane janë qesharakë”, tha Berisha.

Ora 18:19
Berisha: Më 11 dhjetor do të mbajmë Kuvendin Kombëtar të PD-së

Sali Berisha ka njoftuar qytetarët nga Lezha se më 11 dhejtor do të mbahet Kuvendi i PD-së, pikërisht në ditën e themelimit të Partisë Demokratike.

‘Më 11 dhjetor do të mbajmë Kuvendin Kombëtar të PD-së.’- tha Berisha nga Lezha.

Ora 17:46
Tjetër gafë, Berisha e bën Lulzim Bashën ministër të Brendshëm të Partisë Socialiste (VIDEO)

 

Nga “Foltorja” në qytetin e Lezhës, Sali Berisha duket se nuk ndalet me gafat e tij. Gjatë fjalës së tij sot në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.

“U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn, vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha, duke mos u kujtuar ta korrigjojë.

Ora 17:36
Berisha i lodhur në Foltore, harron emrin e ministrit të Brendshëm: Skuthi i familjes, Ruçi, Uçi...Çuçi si e ka (VIDEO)

Sali Berisha në fjalën e tij në Foltore i është rikthyer sulmeve për Saimir Tahirin, si të lidhur më trafikun e drogës në vend e ndërsa nuk la pa përmendur edhe ministrin aktual të Brendshëm, Bledi Çuçi, mirpo këtij të fundit mesa duket i paska harruar emrin.

"Vjen dhe na vë ministër të Brendshëm, më falni për shprehjen "skuthin e familjes" Ruçin, Uçin,,Ruçin si e ka", tha berisha, i cili duket se është i lodhur nga 'Foltorja'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 29/10/2021 19:39

    Djali klon i babit non grata eshte duke jua futur pak nga pak ju socialisteve dhe gjithe nderkombetareve. Eshte vertete nje loje e tmerrshme per Shqiperine mirekuptimi i djalit klon dhe listes se familjes non grata dhe babait te tyre qe ju nuk e keni arsyetimin e duhur per ta kuptuar kete. Jeni duke investuar kot tek Lyli i cili eshte thellesisht me Berishen bashke me listen e familjes. Gjithe puna eshte sa ta marri pushtetin dhe pastaj cdo gje rregullohet, sepse ne 100 vjet shtet dihen aleancat e shqiptareve. Cdo 20 vjet nderrojme superfuqite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë