“Deputetët e PD, të detyruar të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit”. Ky ishte mesazhi i drejtuar nga Sali Berisha për grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeajn që të mos mungojnë. Një thirrje e kishte dhe për kryeministrin Edi Rama, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen më parë sepse qytetarët janë të zemëruar. Për këtë arsye thotë se do e çojnë protestën në shkallë të papërmbajtshme.

“Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar. Në vlerësimin tim, i detyruar moralisht të marrë pjesë në protestën antiqeveritare të 12 nëntorit. Se çfarë do të jetë protesta e dinë qytetarët e revoltuar dhe të zemëruar. Jam i bindur se zbulimet e reja, zemërimin e çojnë në shkallë të papërmbajtur. Do të ketë shumëllojshmëri, masivitet, reagim, të gjitha së bashku”, tha Berisha.

Teksa PD prej vitesh mban protesta dhe kërkon rrëzimin e Edi Ramës, ky i fundit vijon të qeverisë. Rama nuk e ka fshehur faktin që kërkon mandatin e katërt nuk e përjashton aspak fitoren në zgjedhje lokale, por Berisha ia lë në dorë popullit mënyrën që do të zgjedhë për largimin e tij nga qeverisja.

“Populli ka shumë mënyra për të rrëzuar Edi Ramën, cilado që të zgjedhë është e drejta e tij”, tha Berisha.

Pas marrëeshjes së firmosur me Partinë e Lirisë që mbështet protestën e thirrur nga Berisha, ish-kryeministri thotë se cdo opozitar është i ftuar më 12 nëntor. Ndërsa për zgjedhjet lokale, sqaron se do të ketë marrëveshje dhe me parti të tjera, por nuk jep më shumë detaje. Nuk la jashtë vëmendjes publikimet e të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës se ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtime me charter. Sipas Berishës, vetëm për 1 udhëtim shpenzon 150 mijë euro dhe këto i merr nga baballarët e atyre që kalojnë kanalin e La Manshit sepse e shohin Britaninë si të vetmen rrugë jetese, edhe pse rrezikojnë jetën për të shkuar deri atje.

Rama e sqaroi një ditë më parë se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj. Berisha hedh akuza të tjera duke thënë se të dhënat e kreut të qeverisë mund t’i ketë nxjerrë Erion Veliaj, për të cilin thotë se ka bërë udhëtime frekuente por nuk ka arritur të gjejë lidhjen me Teheran.

“Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i. Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë”, tha Berisha.

Sa i përket çmimit të energjisë, për të cilin ende nuk ka një vendim nëse duke filluar nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi apo jo fasha 800 kËh, Berisha thotë se nëse aplikohet do të preken 60% të familjeve.

“Preket e tërë shtresa e mesme e Shqipërisë. Edi Rama do përgjigjet për këtë në një kohë kur vetë udhëton me charter, dënon dhe vjedh energjinë. Edi Rama do përgjigjet për këtë vendim në një kohë që udhëton vetë me dhjetëra milion euro charter”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
'Shqipëria në rrezik...' zbulohet slogani i PD për protestën e 12 nëntorit

1666959061_31226890565944282939172108435057836729050565n.jpg

Sot është prezantuar slogani i protestës së thirrur nga Sali Berisha më 12 nëntor.

“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, është slogani i PD.

 

Ora 12:38
Berisha: Marrëveshja me Metën historike, do nxjerrim nga bashkia Veliajn, shndërroi Sharrën në minierë floriri për vete dhe Ramën

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen që nënshkroi një ditë më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se kjo është një marrëveshje historike që do i japë fund monizmit në Shqipëri dhe do të nxjerrin nga bashkia kryetarin aktual Erion Veliaj.

“Marrëveshje historike, marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri, marrëveshja që do të nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, por që epitet nuk zgjidhin asgjë sepse shndërroi me shpejtësi Tiranën, në qytetin me ajrin më ta pisë në 10 qytet e botës, ajër kancoregjen. Që krijoji në Tiranë me kullat e tij zonat e dendësi maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane, mashtroi në çdo hap qytetarët, vodhi në mënyrë monstruoze, e shndërroi fushën e sharrës në një minierë floriri për vetën dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat  e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”, tha Berisha.

Ora 12:21
Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën! Shpenzon 150 mijë euro për një udhëtim me avion charter, i paguajnë baballarët e atyre që ikin me gomone në Britani

 

Sali Berisha është ndalur sërish tek 137 udhëtimet që sipas tij ka kryer kryeministri Edi Rama me charter duke thënë se ka shpenzuan 22 milionë euro. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro. Sipas Berishës, këto i paguajnë baballarët e të rinjve që zgjedhin Britaninë për të emigruar duke shkuar me gomone.

“Uria, dhuna, skampja po detyrojnë shqiptarët masivisht të braktisin vendin e tyre. Edi Rama ka humbur cdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Rama ka kryer 137 udhëtimet. George Bush ka udhëtuar gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 44 vende në 4 kontinentet e botës. Për Air Force One për udhëtime boshe. Është çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelarja e një vendi të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria. Nuk lejon veten të udhëtojë me charter, por me linjë tregtare.

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer para themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e charterëve avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Fluturimet e tjera i ka bërë sërish me avion taksi me Ismailin që e do shumë dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është aeroplan i Albania Airlines, dhuratë sic thotë ai e Erdogan. Problemi është se karburantin, parkingun, rrobat e pilotëve, stjuardesave dhe shpenzimet e tjera që në 1 udhëtim shkojnë të paktën 150 mijë euro i paguajnë baballarët që nisën me gomone dhe kalojnë La Manshin dhe nuk gjejnë rrugë jetese në Shqipëri.

Për këtë reagoi me gjuhë të ashpër duke thënë kam dhënë sqarime e nuk jap më. Do japë sqarime për 22 milionë eurot, tejkalojnë cdo lloj limiti. E ftoj të japë dorëheqjen dhe të mos presë protestën”, tha Berisha.