Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën! Shpenzon 150 mijë euro për një udhëtim me avion charter, i paguajnë baballarët e atyre që ikin me gomone në Britani

 

Sali Berisha është ndalur sërish tek 137 udhëtimet që sipas tij ka kryer kryeministri Edi Rama me charter duke thënë se ka shpenzuan 22 milionë euro. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro. Sipas Berishës, këto i paguajnë baballarët e të rinjve që zgjedhin Britaninë për të emigruar duke shkuar me gomone.

“Uria, dhuna, skampja po detyrojnë shqiptarët masivisht të braktisin vendin e tyre. Edi Rama ka humbur cdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Rama ka kryer 137 udhëtimet. George Bush ka udhëtuar gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 44 vende në 4 kontinentet e botës. Për Air Force One për udhëtime boshe. Është çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelarja e një vendi të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria. Nuk lejon veten të udhëtojë me charter, por me linjë tregtare.

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer para themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e charterëve avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Fluturimet e tjera i ka bërë sërish me avion taksi me Ismailin që e do shumë dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është aeroplan i Albania Airlines, dhuratë sic thotë ai e Erdogan. Problemi është se karburantin, parkingun, rrobat e pilotëve, stjuardesave dhe shpenzimet e tjera që në 1 udhëtim shkojnë të paktën 150 mijë euro i paguajnë baballarët që nisën me gomone dhe kalojnë La Manshin dhe nuk gjejnë rrugë jetese në Shqipëri.

Për këtë reagoi me gjuhë të ashpër duke thënë kam dhënë sqarime e nuk jap më. Do japë sqarime për 22 milionë eurot, tejkalojnë cdo lloj limiti. E ftoj të japë dorëheqjen dhe të mos presë protestën”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha i drejtohet grupit të Alibeajt: Çdo demokrat, i detyruar të marrë pjesë në protestë! Qytetarët janë të zemëruar, Rama të japë dorëheqjen


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur