Të martën PD dhe opozita do mbajnë një marshim-protestë në rrugët e Tiranës. Ishte Berisha që e lajmëroi një protestë të tillë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që quajti të drejtë vendimin e GJKKO ndaj ish kryeministrit.
Sot Berisha mblodhi në seli drejtuesi politikë të qarqeve ku nga arresti shtëpiak i kërkoi të sjellin sa më shumë njerëz për protestën e së martës në Tiranë.
'Mosbindja civile e së martës, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre. Ndaj dhe të nderuar drejtues politik të qarqeve dua të marr çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë. Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar para shqiptarëve se jemi shumica politike dhe numerike. Narko-diktatura nuk ka të ardhme. Ajo mbahet tani nga organet e dhunës në një akt që më kujton muajt e fundit të diktaturës komuniste.'
Më tej Berisha paralajmëroi edhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke e etiketuar ‘bastardë të familjes Hoxha’.
'I ndërruan drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur. Ushtarë të krimit. Unë jam këtu për të paralajmëruar mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar. I them përfaqësuesit bastardit të familjes Hoxha, mos ndërse narko banditë ndaj qytetarëve sepse do paguash çmimin më të shtrenjtë. Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Sirenat për narko diktaturën në Shqipëri po bien në 4 anët e planetit.'
Së fundmi bëri thirrje që Tirana të bjerë në duart e qytetarëve.
'Detyra jonë dhe ne do e përmbushim. Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar. Kemi 3 ditë kohë, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, të vërshojnë në Tiranë. Nuk do zgjatem më shumë, ju uroj suksese. Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës. Koha na thërret. Është radha jonë, radha jonë, është radha jonë. '
Or plak i degjeneruar .nuk te dhjet njeri ty koha jore ka mbaruar .ky eshte fillimi i fundit te nje tradhetari.do vdesesh me turpi
PërgjigjuTe marten ke dhe ket temin ne proteste
PërgjigjuSali plakush Berisha te ka ardhur rradha te te sekuestrojn edhe ballkonin ku uleret e te te zbresin te jetosh ne kuti bananesh sic jetuan bashkfshataret e tu kur i solle dhe i perdore per te zaptuar pronat e tiransve! Mos u ngopsh kurre me te keqen e zeze qe ke ne karakter o kriminel!
PërgjigjuPse nuk çon Tironsit në qarqe të protestojnë?
Përgjigju