Mero Baze: Berisha, ‘i treti i vërteti’

Mero Baze: Berisha, ‘i treti i vërteti’

Sali Berisha

Të gjithë ata që prisnin që Sali Berisha herën e tretë të nusërimit të tij në krye të partisë së tij, të ndryshonte dhe të reformohej, kanë shansin të shikojnë se ai është “i treti i vërteti”. Kryesia e re, e dalë nga partia e Berishës, është një provë e gjallë se ai në “shansin” e tij të tretë, ka shkuar tek Sali Berisha i vërtetë, mosbesues, paranojak, mediokër, i mbyllur në guaskë të vet, me besnikë të pështirë dhe pa dilemën më të vogël për të ndjekur atë. 
Të gjithë ata që përdori në foltore, të gjithë ata që u bën urë për ta rikthyer dhe një herë atë në krye të partisë së tyre, patën rastin dje të shikonin çfarë donte dhe çfarë arriti në të vërtet Sali Berisha. 
Identiteti i përbashkët i gjithë të zgjedhurve në kryesinë e tij, është prova që janë besnikë pa dilema për të, një ekip truprojash, që kanë hequr dorë nga të menduarit dhe ruajnë vetëm shqisën e dëgjimit. 
Kjo është lista më mediokre dhe më pa personalitete që PD ka pasur ndonjëherë në historinë e saj, edhe pse për fat nuk është listë e PD, por e partisë së Berishës. Dhe për ta kuptuar se sa e pështirë është si listë, nuk duhen para ata që kanë hyrë, por duhen parë ata që nuk kanë hyrë në atë listë. 
Ata që nuk kanë hyrë, janë më të njohur si servilë dhe jokurrizorë se këta që kanë hyrë, por ndryshe nga këta, kanë pasur herë pas here në jetën e tyre politike oshilime dhe shkuarje sa andej këtej. 
Edhe pse janë po kaq qesharakë dhe ndoshta dhe më tepër se këta ndonjëherë, ata janë jashtë liste si njerëz që ndonjë herë mund të “çmenden’ dhe të tradhtojnë. 
Ky kriter ka djegur Genc Pollon, njeriun që bëri gjithçka që Berisha të triumfonte përballë PD, Tritan Shehun, i cili përdori gjithçka nga të qenit i paturp për këtë ditë, Ben Imamin, që kur u duhet e thërrasin si tankist, e kur nuk u duhet i kujtojnë tankun, madje dhe Kleves Balliun, që mendonte se ja kishte fajin vota e lirë dhe jo çmimi i lirë i tij. Dhe kur mendon që as Kokalari e cila mendonte se ishte krahu i djathtë i Doktorit, befas e pa veten në krah të Garos jashtë liste, situata bëhet dhe më tragjikomike.  
Janë pikërisht këta që nuk janë zgjedhur që e bëjnë dhe më të banale, më të neveritshme listën e fituesve. Pasi tani ata që kanë “fituar” kanë me se krahasohen. Dmth janë dhe më të devotshëm dhe më pa shtyllë kurrizore se këta që nuk kanë fituar të cilët, dhe ashtu ishin pjesa më vulgare e gjithë “Foltores”, ne ndryshimin se kanë dhënë prova që dhe tradhtojnë ndonjëherë.. 
Për herë të tretë ne kemi shansin të shikojmë Berishën e vërtetë, atë që kemi njohur tridhjetë vjet, por tani pa stërmundimin për tu dukur ndryshe. Është kohë e vështirë për të dhe i duhen thjesht disa qen gjahu, dhe jo gjahtarë për t'i nisur në luftë. Ka bërë një kryesi për ta mbrojtur veten dhe jo për të mundur kundërshtarin. Dhe kjo është e vetmja gjë e vërtetë e “Foltores” së tij. 

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'