Berisha ia kaloi bashkisë së Tiranës

VENDIMI
Berisha ia kaloi bashkisë së Tiranës

Më 28 gusht të këtij viti, një ditë pasi në fletoren zyrtare u publikua vendimi, se selia e PD-së, ishte zyrtarisht Shqup-i, Këshilli i Ministrave miratoi një propozim të ministrit të brendshëm, Flamur Noka, sipas të cilit, ish selia e PD-së, së bashku me parkingun do të kalojë nën administrim të bashkisë së Tiranës. “Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242, ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasurisë nr.1/66, truall, me sipërfaqe 1266.6m2, dhe ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas planimetrisë që i bashkëlidhet këtij vendimi, për t’u përdorur për interesa vendore”, - thuhet në këtë vendim.
 
1992 Seli e PD
Kjo godinë ka shërbyer si seli e Partisë Demokratike që nga prilli i vitit 1992. Por duke filluar që nga kjo javë ajo është kthyer në drejtorinë e përgjitshme të konvikteve të shkollave të Tiranës, që administrohen nga bashkia  
 
61 konviktorë

Në fund të dhjetorit të 2011, 61 konviktorë të Liceut Artistik, u nxorrën nga konvikti dhe u transferuan tek gjuhët e Huaja, pasi godina do të kthehej në drejtori konviktesh, ndërkohë që tashmë kjo godinë do ndryshojë sërish destinacion.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve