Berisha:Ideologjia e presidentit
iranian për hebrenjtë, kërcënim

Berisha:Ideologjia e presidentit <br />iranian për hebrenjtë, kërcënim
TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha reagoi në lidhje me deklaratën e presidentit iranian, nëpërmjet së cilës ky i fundit sulmoi ashpër popullin hebre të Izraelit.

Sipas, kryeministrit Berisha, presidenti iranian Ahmedinaxhad “ndan me Hitlerin dhe Lejtenantet e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre”.

Kryeministri tha se ideologjia e Ahmedinexhad se nuk do të ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, është “kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën”.

“Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”, përfundon reagimin Kryeministri, ndaj deklaratës së sotme të presidentit iranian.

Presidenti iranian deklaroi sot se ekzistenca e Izraelit është një “fyerje për tërë njerëzimin". Presidenti, Mahmud Ahmedinexhad, i bëri komentet e tij për këtë çështje në Universitetin e Teheranit. Armiqësitë prej dekadash karakterizojnë raportet ndërmjet Iranit dhe Izraelit
(Gre/Shqioptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt