Kryetari i PD-së injoron thirrjen e SHBA dhe BE-së për të ndalur përshkallëzimin e situatës në vend në një kohë që Shqipëria është shumë pranë integrimit në BE.
“Deputetët as nuk tuten as frikësohen. Jemi të vendosur ta cojmë përpara. Ftoj demokratët, strukturat e PD-së, këshilltarët dhe drejtuesit e saj të vijojmë betejën e nisur gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Një kauzë e drejtë duhet të mbrohet me çdo çmim. Mbrotja e së vërtetës kërkon dhimbje e sakrifica por triumfi I saj është triumfi i njeriut të lirë.” tha sot Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, akuzë për të cilën Berisha ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Nga shtëpia përmes një videkonference i bëri thirrje anëtarëve të këshillave lokalë të bëjnë gjithcka në kuadër të mosbindjes civile.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“I bëj thirrje deputetëve të parlamenteve lokale të bëjnë gjithçka për mosbindje civile për ti shkurtuar ditët regjimit. Të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të 4 anët e vendit tu faktojmë shqiptarëe dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra' tha Berisha në një konferencë me videcall që realizon nga shtëpia pasi ndodhet i paraburgosur për akuzën e korrupsionit pasiv.
Aktet e dhunës dje në Kuvend nga deputetët e opozitës janë në një linjë me politikën e Berishës të cilat i justifikon si të duhurat, pavarësisht apelit të ambasadës amerikane dhe të BE-së të cilat shprehën shqetësimin dhe keqardhjen
"Ajo që keni parë dje në parlament është pjesë e qëndrimeve të PD-së. E vërteta është që kurrë jashtë zgjedhjeve të lira Shqipëria nuk do të ketë paqe dhe stabilitet. Drejtësia është shndërruar në një zyrë të PS-së" tha Berisha.
Berisha përmendi dhe propozimin e bërë publik dje nga Paloka për ngritjen nga parlamenti të Komisionit të së Vërtetës, ku sipas tyre do të hetohen dhe bëhen publike lidhjet e politikës dhe zyrtarëve me krimin.
“Garantoj partnerët ndërkombëtarë se ka vetëm një zgjidhje për ti dhënë përgjigjen e plotë atij everesti të zi të lidhjeve të tmershme me krimin nga Edi Rama e poshtë të këtij shteti dhe kjo është një truth komision, ( Shënim: Berisha e thotë në anglisht, në shqip është komisioni I së vërtetës) me prani edhe të përfaqësuesve partnerëve ndërkombëtarë. Me një komision të vërtetës do të presim lidhjet nga kthetrat e tmerrshme të krimit. Komision I së vërtetës në parlament e kudo”
Çfarë do të ndodhë më 7 shtator po më pas?
Veprim, veprim, veprim... Nuk mund të them të përjavshme apo të përditshme, por të vazhdueshme gjer në rikthimin e votës së lirë, qeverisë teknike' tha Berisha
Në një moment Berisha sulmoi dhe Vangjel Tavon i cil dje u betua si kryetar i bashkisë së Himarës
Dje u betua hajduti I mandatit të Himarës, Tavo. Dje një mafioz u emërua në Himarë në një kohë kur qytetarët e Himarës e votuan kundër vetëm për të mbështetur vjedhjen e pronave nga Edi Rama dhe organizata kriminale e tij.
Në aksionin për bojkotin e komisioneve parlamentare, kaos në seanca plenare dhe protestën e paralajmëruar për të hënën e ardhshme, PD ka përfshirë edhe aleatët, të cilët këtë të martë zbarkuan në selinë e PD.
S.G/Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Erdhi koha t'i hiqet /arresti ne shtepi/ e te shkoje ne burg te vertete!
PërgjigjuBerisha kriminel do gjak po ju qe i shkoni nga mbrapa nuk ju dhimset jeta mendoni per gru dhe femijet tuaj se Berishes kaq i ben mos kujtoni se i dhimset jeta juaj ashtu sic beri ne 97 qe vrau gjysmen e Shqiperis dhe gjysma tjeter mori rruget e kurbetit Tregohuni te zgjuar me thirjet e kriminel Berishes per derdhje gjaku dhe burg
PërgjigjuSalianji po i mere ne qafe deputet dhe mind te perfundojne ne burg. Nuk Rouget shqiptare e per deputet trims qe kane frike dhe nga sorrat
Përgjigjuwe kujt i plasi per deklaratat e ambasadave, ata kete pune kane, priten sa moren kestin e radhes dhe reaguan, te ishin kaq te paanshem kishin fole qe mbreme, por priten sa tu vinte thesi dhe te dilnin e te na jepnin mend. ne vendet e tyre behet nami kur u shkelet nje e drejte qytetarevem, ketu vijne e na thone rrini urt me diktaturin mbi koke.
Përgjigju