Berisha: Ish-hotel 'Dajti' do të bëhej kullë po të mos ia jepja Bankës! Sheshin Skënderbej do ta rivitalizoj

Berisha: Ish-hotel 'Dajti' do të bëhej kullë po të mos ia jepja Bankës! Sheshin Skënderbej do ta rivitalizoj

Berisha dhe Hotel Dajti

Në një diskutim mbi trashëgiminë kulturore, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se ish-hotel Dajti nëse nuk do t’i jepet bankës së Shqipërisë do të bëhej kullë. Ai foli edhe për sheshin Skënderbej për të cilin tha se duhet të rivitalizohet dhe për këtë do të punohet me arkitektë.

“Qëllimi kryesor i bankës ishte që të ndalonim ndërtimin e një kulle aty. Cilido t’ia jepje me kalimin e kohës do të shndërrohej në një kullë. U përpoqa që ta shndërroja në një ministri të jashtme, por ministria nuk u zhvendos dot. Ia dha bankës. Jemi përpjekur që të mos dëmtohet ajo që u gjet aty. Çfarë do të ndodhë me sheshin? Ai është një shesh njerëzor, që kryen të vetmin funksion; kalim këmbësorësh. Edhe pse është një shesh gjigand dhe i zmadhuar, që nuk e gjen as në Korenë e Veriut. Sigurisht që sheshi duhet rivitalizuar. Do të punohet me arkitektë. Nuk duhet shtuar trafiku sepse kemi plot trafik. Nuk mund të konceptoj një shesh pa treg dhe pa jetë”, tha Berisha në një aktivitet për trashëgiminë kulturore.

Berisha u ndal edhe te Teatri Kombëtar ku tha se do të ndërtohet ashtu siç ka qenë.

Sheshi sipas Berishës ka qenë një fazë tranzitore i cili u shndërrua nga një hapësirë gjigante në liliput.

‘Ju garantoj se shqetësimet serioze që ngritët këtu do të jenë pjesë e programit. Ai Teatër Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Sheshi ka qenë një fazë tranzitore. Çfarë ju bë sheshit? Sheshit iu zvogëluan përmasat në mënyrë që të mos ishte një hapësirë gjigante në raport me njeriun liliput kur kalonte. U ndërtua një pyll midis Bankës dhe Muzeut. Sigurisht i përkohshëm. U ndërtua diçka tjetër jeshile për t'ia thyer betonin, u bë një gjelbërim para shkallëve dhe gjithçka në atë shesh ishte e përkohshme. Qëllimi ynë ka qenë rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën. Mbi bazën e këtij qëllim ne shkuam me Bulevardin gjer në fund dhe filluam trajtimin e lumit të Tiranës. Këto ishin objektivat. Natyrisht nuk është tagrin e një politikani kurrë të përcaktojë sheshin si do të jetë, do të jenë arkitektët, urbanistët që do ta përcaktojnë atë. Është e vërtetë që Instituti i Urbanistikës u shkri. Pse? Sepse u zhyt i tëri në konflikt interesi. Ata vërtetë mblidheshin në ndërtesë, por funksionin në studio të veçanta, për kompani të veçanta dhe ata vetvetiu dolën në treg si privatë dhe kjo ka qenë arsyeja. Natyrisht zëri është dëgjuar. Keni të drejtë për dy kullat, ato janë të hershme, megjithëse nuk ka patur asnjë rrënim, asnjë cenim të trashëgimisë kulturore të Tiranës gjatë asaj periudhe. Mund të bëhej edhe më shumë por mundësitë ishin të kufizuara.’

Kujtojmë se pas tri vitesh përplasje Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të 17 majit 2020. Rreth orës 04:30, dhjetëra forca policie rrethuan godinën e zbrazën për t'iu lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat, por më pas u liruan.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/07/2022 22:25

    S(t)ali(n) para se ti besh realitet keto dërr dërr-et e tua,kalo nga konferenca islamike te te bejne SYNET,e ke shume te nevojshme se po le militantet pa gjume nga ulurimat e shurres,mender zoterinjve. Mos e thente zoti te te filloj ndonje diarre vdekjeprurese duke marre asistence likepafillon dhe kryerilindasin gjigand. Hajde komunist-antikomunist shpellari,revolocionari,sharlatani,hajvani,krimineli beseprere ruaje bythoren dhe ate mbi bythore.

    Përgjigju
  • Tirana: 27/07/2022 21:36

    Nuk ka faj Berisha, kulture Vicitoli ka , po shteti eshte fajtori, sepse i bejne fondet publike sipas interesit politik e teksve personale, dhe ligji nuk vepron, drejtesia hesht. Sepse de fskto, Berishs kur erdhi ne pushtet prishi mbikalimin te ZOGU I ZI , prishi projekzin e nisur te sheshi , etj, nderkohe qe ishin shpenzuar miliona euro nga taksat e mbledhura dhqiptareve. Por kush mbajti pergjegjesi financiare e penale ? Askush. Keshru qe vazhdo llomotit Berisha, derisa nr krye te shtetit te vije nje “ Enver “, sepse ai i vjen hakut sojit tend.

    Përgjigju
  • MA RUI: 27/07/2022 21:01

    O sekretari partis si do ta bësh sheshin Skënderbej do ta bësh si bëre : Gërdecin, luftën civile 97, tok e xanme. E do ti bosh nga Reçi se aty e ke venin mor qelbësir.

    Përgjigju
  • Anonim: 27/07/2022 20:57

    E jema e mortjestu mbyllt goja ishalla do zoti

    Përgjigju
  • Toke e xanum: 27/07/2022 20:57

    Me arkitektet e kioskave do ta rivitalizosh!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje