Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës kërkoi Sali Berisha sot nga Selia e PD duke e akuzuar se ka ngritur një ‘sipërmarrje personale me inceneratorët’.
“Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuzim që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin dhe pushtetin e tij. Edi Rama është sot Kryeministri i vetëm në Evropë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptare, për djegësit. Sipërmarrja e Edi Ramës për djegësit në Tiranë, Fier dhe Elbasan është e vetmja në Evropë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherët e këtyre ndërmarrjeve por nuk konfiskohen si objekte krimi por kalojnë qindra milionë euro në konto bankare. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat”, tha Berisha.
Ai gjithashtu përmendi edhe udhëtimet e Ramës, për të cilin tha se ka harxhuar miliona nga udhëtimet me charter.
“Ai është i vetmi kryeministër në botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Fluturimet me charter të Ramës/ Berisha mbledh 'Rithemelimin': Të ngrihet komisioni hetimor qëtë tregojmë fytyrën e vërtetë të regjimit
-
Po ti ke vajtur ne myqe mor komunist dhelper ,je shume I peshtire ti I ke sjelle ketij vendi dhe kosoves 1001 te zeza ,do te pastrosh lekuren ne kete moshe por as oqeani nuk te mjafton per tu pastruar.komunist i ndyre
Përgjigju -
O monster kur hedh akuza dhe ti qe ske lene te kqija pa bere
Përgjigju -
shko m pall kari se nji dy nji muhabet ke ti ste pjerdhin me te partise tate jo me populli
Përgjigju -
Ore ky esht debil fare! Po kush po e heq ramen se do ti
Përgjigju -
prap per charterat ky doli dhe keq me gjithe ato lek te harxhuara nga xhepi jot per te udhetuar shekelzen
Përgjigju -
Ti berisha do ikesh per burg me duket o njeri i ulet
Përgjigju -
PO ik o berisha se sje ne terezi ke pjerdh nga trute
Përgjigju











Komente
Komento