Fluturimet me charter të Ramës/ Berisha mbledh 'Rithemelimin': Të ngrihet komisioni hetimor qëtë tregojmë fytyrën e vërtetë të regjimit

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot grupin e Rithemelimit. Nënkryetari i Rithemelimit Luçiano Boçi tha se kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të nxjerrë përpara shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. 

Rithemelimi do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama. 

Duke folur në mbledhjen e grupit, ai tha se kategoritë që do të preken nga ky pr.ligj janë kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, kryetari i Kuvendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ish funksionarët në këto pozicione.

“Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.

Nga ana tjetër, Berisha tha se vjedhja e këtyre zyrtarëve është bërë muri i tmerrshëm që pengon zhvillimin dhe integrimin e vendit.

‘Kur korrupsioni, vjedhja e këtyre zyrtarëve, është bërë faktori, muri më i tmerrshëm për zhvillimin dhe integrimin e këtij vendi. Ështëbërë gjeneratori kryesor i shqiptarëve.

Sot ketu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur. Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve të sipërpërmendur. Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare”, tha Berisha.

Ndërkohë në mbledhje sot është parë për herë të parë edhe deputetja Lindita Metaliaj, e cila deri më tani ka qenë me grupin e Alibeajt.

Kujtojmë se Rama e sqaroi se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj. Berisha hedh akuza të tjera duke thënë se të dhënat e kreut të qeverisë mund t’i ketë nxjerrë Erion Veliaj, për të cilin thotë se ka bërë udhëtime frekuente por nuk ka arritur të gjejë lidhjen me Teheran. 

Përgjigja e kryeministrit Rama erdhi pas publikimit të disa të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë, të cilat më pas u përdorën për akuza nga Sali Berisha. Sipas Berishës, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Berisha: Jam këtu dhe kërkoj largimin përfundimtar të Edi Ramës! Krijoi biznes personal me inceneratorët, 137 udhëtime me charter

Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës kërkoi Sali Berisha sot nga Selia e PD duke e akuzuar se ka ngritur një ‘sipërmarrje personale me inceneratorët’.

“Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuzim që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin dhe pushtetin e tij. Edi Rama është sot Kryeministri i vetëm në Evropë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptare, për djegësit. Sipërmarrja e Edi Ramës për djegësit në Tiranë, Fier dhe Elbasan është e vetmja në Evropë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherët e këtyre ndërmarrjeve por nuk konfiskohen si objekte krimi por kalojnë qindra milionë euro në konto bankare. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat”, tha Berisha.

Ai gjithashtu përmendi edhe udhëtimet e Ramës, për të cilin tha se ka harxhuar miliona nga udhëtimet me charter.

“Ai është i vetmi kryeministër në botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime”, tha Berisha.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/11/2022 01:30

    Kryeministri dhe presidenti perfaqesojne imazhin e kombit dhe duhet te fluturojne ne menyren me dinjitoze te lejueshme sipas buxhetit te shtetit.Ajo qe nuk durohet eshte fakti qe taksapaguesit duhet te paguajne per ruajtjen e Berishes,Metes,etj si keta dhe familjeve te tyre dhe disa vjet pasi kane lene funksionet!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 31/10/2022 18:32

    Po ku do vesh me charter o Sali Protopapa non grata. Po ti edhe ne Viçidol nuk shkon dot o kriminel se nuk të qas njeri. Për ty do vemë në dispozicion nje karrocë me dy kuaj që të shkosh nga të "duash"

    Përgjigju
  • Marjo: 31/10/2022 17:47

    Nuk e kuptoj si vazhdon akoma jep deklarata nje non grata si Saliu

    Përgjigju
  • Enkli: 31/10/2022 17:14

    Sa i shpifur qe eshte ky Sala

    Përgjigju
  • Dori: 31/10/2022 15:35

    Ky non grada ka lujt krejt nga mendte

    Përgjigju
  • Elsa: 31/10/2022 15:33

    Po ato shpenzimet e tua i ke llogarit nai her o sale

    Përgjigju
  • aleksadros: 31/10/2022 15:30

    mose beni zhurme se po flasin plerat e 21 janarit e vrasesit e Gerdecit hyyy plera muti

    Përgjigju
  • Dauti: 31/10/2022 14:44

    Jam plotesisht dakort me hapjen e nje komisioni ndaj Rames per fluturimet!por njekohesisht te hapen edhe per te per udhetimet she bracket qe ke beer ti ne kohen e qeverisjes se mbrapesh Tate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja