Berisha ka ‘premtuar’ protestë në Bulevard më 6 dhjetor, por masat e sigurisë do të jenë ekstreme! Qendra e Tiranës do të blindohet

Berisha ka ‘premtuar’ protestë në Bulevard më 6 dhjetor, por masat e sigurisë do të jenë ekstreme! Qendra e Tiranës do të blindohet

Sali Berisha

Në një kohë kur më 6 dhjetor në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, drejtues të ‘Unionit’, me qindra gazetarë etj, Sali Berisha ka ‘premtuar’ protestën e tij të radhës. Ky vendim i tij i cili ka hasur në kundërshtim edhe të aleatëve duket se do ta ketë shumë të vështirë ‘implementimin’ në terren konkretisht. Masat më 6 dhjetor duket se do të jenë të ‘hekurta’. Bëhet fjalë për një hermetizim të kryeqytetit, ndërkohë që Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Berisha pretendon se do të mbajë fjalimin e tij të radhës në orën 12 të 6 dhjetorit para militantëve në protestë, do të jetë thuajse i blinduar.

Sipas një shkrimi të publikuar nga A2 CNN bëhet me dije se samiti do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Gjithashtu raportohet se rreth 1200 efektivë policie do të jenë të angazhuar për të garantuar sigurinë e liderëve evropiane dhe rajonalë. Çdo kryetar shteti apo politikan evropian do të shoqërohet së bashku me delegacionin nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit.

Thuajse do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Media raporton gjithashtu se pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30. Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholtz, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, i Këshillit të BE Charles Michael, kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të jenë vetëm disa prej emrave të njohur të politikës italiane që do të jenë në Tiranë atë ditë.

ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale. 

 Organizimi i Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor është cilësuar historik për Shqipërinë dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Është hera e parë që një samit i tillë zhvillohet larg Brukselit, pasi më parë çdo takim është mbajtur në zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE. Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 26/11/2022 01:53

    Le ta provojë ti mbledhi kokpalarët në shesh edhe e shef si do ju behet kurizi më i but se barku. Rrobqirave...

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 25/11/2022 21:58

    Po lëreni ore salehun t'a bëjë protestën te shqupi se po atë ditë i marrin dhe shqupin e me këtë rast të çmallet si për herë të fundit,pastaj mezalla gjukata ja dha Lulit a alibeajt ,salehu po sdeshi le të ngujohet në shqup e kështu mban shqupin të paktën se për partinë ai e di dhe vetë që ajo ka ikur për lesh Cari

    Përgjigju
  • Pajaziti: 25/11/2022 20:33

    Kyyy Matufi dhe zagaret që i shkojn pas, protesten ta bëjnë në nevojtoren e Spiunit!

    Përgjigju
  • Eno: 25/11/2022 19:50

    Se mos ka pune tjt

    Përgjigju
  • Qazimi: 25/11/2022 19:16

    I çoni ne bathore se nuk harxhojne as karburant

    Përgjigju
  • Devi: 25/11/2022 19:15

    Aman a ska pune tjeter ky

    Përgjigju
  • Roni: 25/11/2022 18:59

    Njeri i poshter qe e ke mendjen vetem per shkaterrim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë