KORÇE - “Që të njihni kandidatët e Ramës në Korçë, lexoni memoriet e katarsisit të Fatos Nanos, sepse ata i solli Fatos Nano. Pyesni Lushnjen, pyesni Gjirokastrën që t’ju thonë se nuk i pranuan”. Me këto fjalë i ka kthyer përgjigje, kreu i PD-së, kryeopozitarit Rama, që i etiketoi kandidatët demokratë të Korçës: Mediun si oficerin e Gërdecit, Kadillin, si kryehetuesin e Veshit dhe Boden si Kryellogaritarin e piramidave. Po sot ai ju premtoi korçarëve ndër të tjera se “sot ju ecni në rrugë shumë të mira por pas tre javësh ju do shkoni në Tiranë një orë më shpejt e pas nëj viti e gjysëm edhe një gjysëm ore më shpejt nëpërmjet rrugës së re Qafë Plloçë – Qukës.
KORÇA I DUKET RAMËS SI PARISI, POR PËRSE NUK I VOTOI TRE LIGJET?!
Kryeministri preku sërish temën e integrimit duke thënë:
“Nuk dua të hyj në histori, por dua t’ju sjell ju vetëm një shembull sesa thellë në shpirt e kemi ne vokacionin perëndimor. Në qershor të vitit 1993, pas gjysmë shekulli diktature, Korça dhe Shqipëria u derdhën në Tiranë për të pritur Bejkerin për të dëshmuar se asgjë në shpirt nuk u cenon shqiptarëve vlerat e qytetërimit të tyre perëndimor. Ja pse PD që në themelimin e saj shkroi në program: Parti e vokacionit të shqiptarëve.
Krahu tjetër ka vetëm mohime, akuza, bllokime. Si ka mundësi që ky njeri vjen i thotë Korçës ti je Parisi ynë?! Korça ka vlera të mëdha, por nëse të ngjason vërtet, ajo ngjashmëri është në vlera, jo në velenxa. Unë kam miqësi shumë të mëdha the me familje franzece dhe korçare. Si ka mundësi atëherë që këtyre qytetarëve ti u mbyll dyert dhe bëre gjithçka që të mos marrin vizat?! Si ka mundësi që për tre ligje nuk lejon të mirret statusi?! Si ka mundësi që kur ju do firmosnin MSA-në, ky zotëri urdhëroi Baçin të hynte në Parlament - ish-kryeministrin tënd - me bori e bilbila për të thënë se ky vend nuk e meriton atë?!
Erdhi këtu dhe me një gjuhë të padenjë etiketoi kandidatët tanë. Nuk kam ndërmend të përdor asnjë etiketë, por do t’ju them se kush janë kandaitët e Ramës, lexoni memoriet e katarsisit të Fatos Nanos, sepse i solli Fatos Nano. Pyesni Lushnjen, pyesni Gjirokastrën e do thonë se nuk i pranuan”, - përfundoi Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com