Fjalën hapëse e ka mbajtur Yevhen Sulima, ministër i edukimit dhe shkencës së Ukrainës. I pranishëm edhe ministri ynë i Jashtëm, Aldo Bumçi. Ndërsa në një moment ka vizituar konferencën dhe ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeministri, Sali Berisha. Ai ka theksuar se "Shqipëria përkundrejt vlerës së tolerancës fetare, ka të kundërtën në intolerancën ndaj grave dhe gay-ve"
YEVHEN SULIMA: KUNDËR URREJTJES ARSIMIM I SHOQËRISË
Ai ka theksuar se “arsimi i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm në peshën e saj në parandalimin e urrejtjes ndaj kulturave të tjera”. Ai ka theksuar sidomos “të drejtat e të rinjve për tolerancën dhe mosdiskriminimin, si dhe arsimimin e tyre për të drejtat e njeriut dhe respektin për diversitetin”. Por sipas Sulimas, për këtë duhen politika afatgjata dhe të koordinuara.
ALDO BUMÇI: KRENARË PËR TOLERANCË FETARE
"Dialogu mes kulturave dhe avokacia e institucioneve ndërkombëtare janë pjesë e politikave tona. Ruajtja e multietnicitetit është e rëndësishme për ne dhe Ballkanin për paqen në rajon dhe vend. Kemi legjislacion, që lufton formate intolerancës dhe diskriminit, duke përfshirë së fundi dhe ato të tolerancës gjinore dhe kështu duhet të jetë. Kriza globale ka rritur tensionet, që kërcënojnë rajonin e OSBE dhe ka krijuar stres dhe probleme ekonomike, që çojnë në shtytje për lëvizje ekstremiste. Shqipëria është krenare për tolerancën fetare", ka thënë ndër të tjera ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi.
DOUGLAS WAKE: PARANDALIMI, I DOMOSDOSHËM
Douglas Wake, drejtor, deputet në ODHIR, u shpreh, se "duhet të jemi shumë krenarë për angazhimin e OSBE-së kundër diskriminimit". Ai ka shtuar se manifestimet e intolerancës vazhdojnë të jenë të prekshme vit pas viti në rajonin e OSBE me: dhunë ekstreme deri në vrasje njerëzish. "Jemi të angazhuar të luftojmë krimin, por nga ana tjetër nuk kemi të dhëna të sakta. Ne jemi të angazhuar të mbështesim pakicat e nënshtruara ndaj diskriminimit. Vendet përkatëse duhet të marrin masat e nevojshme. Të ndjekin penalisht rastet e akteve të urrjetjes me masa të rënda penale. Shoqëria civile duhet të jetë më e angazhuar në këto probleme. Të bashkojmë forcat. Parandalimi është i domosdoshëm", theksoi Wake.
BERISHA: TOLERANTË FETARË, POR JO NDAJ GRAVE DHE GAY-VE
"Do doja të falenderoja OSBE-në, që ka zgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar konferencën, por dhe për këtë temë që ka zgjedhur dhe për bashkëpunimin e saj të gjatë në Shqipëri. Çfarë shfaqet mbi intolerancën është vetëm maja e ajsbergut. Çëshjet e intolerancës dhe diskriminimit janë të vjetra . Ato provuan të nxisin qytetërimet tona drejt kohërave më barbare. Këto çështje janë shumëdiumensionale. Le të marrim vendin tim, Shqipërinë. Nëse marrim Shqipërinë është një shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare. Në këtë vend, Shqipëri, toleranca fetare është një virtyt, aset shumë i madh edhe në marrëdhëniet ndërfetare brenda vendit. Asnjëherë nuk ka pasur probleme serioze. Por dhuna kundër grave është e kundërta e asaj që përmenda më parë, e cila vjen prej situatës patriakale. Apo të flasim për homofobinë. Është një situatë e pafavorshme për të. Mora shembull vendin tim, por është një situatë gjithandej kjo që ndodh. Një është antisemitizmi. Njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk duhet të hedhë hije mbi qëndrimin tonë ndaj Holokaustit. Jam i bindur që lufta ndaj këtyre dukurive në kontinentin tonë është e mundur, pasi ai shpall dhe ecën mbi bazën e vlerave. Duhet të jemi të angazhuar të bashkëpunojmë ngushtë me gjithë ata që duan të përmirësojnë shoqëritë tona", tha ndër të tjera kryeministri Berisha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)