Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës dhe atyre që e mbështesin atë duke thënë se nuk u trembet dhe as nuk u bëhet vonë për kërcënimet e tyre pasi PD do shoh drejt së ardhmes dhe se ndarjen me të shkuarën e ka bërë që në Kuvendin e 18 dhjetorit. Ai tha se ata njerëz nuk u interesojnë shqiptarët por vetëm karriget e tyre.
“Se kane mendjen shqiptarët te karriget por vetëm që kanë mendjen te karriget. PD e ka marre vendimet e veta dhe do u qëndrojë atyre deri në fund dhe kuvendi i 18 dhjetori është jo vetëm ndarja me te shkuarën por edhe shikimi drejt të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qene aty vetëm për karriget”, tha Basha.
Sot grupi i Berishës i çoi me postë Bashës vendimin e shkarkimit, ndërsa paralajmëroi marrjen me dhunë të Selisë së PD nëse Basha nuk pranon shkarkimin e bërë nga referendumi i Berishës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Grupi i Berishës i çon me postë vendimin e shkarkimit, paralajmëron marrjen me dhunë të PD: Ka afat deri më 5 janar! Basha: Hajdutë që e keni vendin në burg
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)