Grupi i Berishës i çon me postë vendimin e shkarkimit, paralajmëron marrjen me dhunë të PD: Ka afat deri më 5 janar! Basha: Hajdutë që e keni vendin në burg

Edhe pse e kishte paralajmëruar si një revolucion paqësor, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë për të marrë me dhunë selinë e PD-së dhe postin e lindershipit. Kjo u bë e ditur nga komunikimi që bëri Grupi i Rithemelimit të PD-së, i dalë nga Kuvendi i Berishës, pasi zbarkoi sot në selinë blu, duke i vendosur ultimatum Lulzim Bashës deri më 5 janar që të lirojë zyrën. Sipas Këlliçit, i cili tha se kanë njoftuar Bashën për shkarkimin me anë të postës elektronike, refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj.

‘Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike te Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj.’- thuhet në vendimin e shkarkimit, që lexoi Këlliçi.

Të pranishëm ishin Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Albana Vokshi, si dhe një grup militantësh.

Ky kërcënim duket se nuk e ka trembur kryedemokratin Lulzim Basha i cili tha se ata janë hajdutë që e kanë vendin në burg. Basha tha se këtyre njerëzve të korruptuar nuk u interesojnë shqiptarët por vetëm karriget e tyre.

LETRA E PLOTË

Partia Demokratike e Shqipërisë në muajt e fundit është dashur të përballet me një sërë sfidash dhe problematikash serioze, të cilat pavarësisht rezultatit dramatik elektoral në zgjedhjet e përgjithshme, nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve dhe besimin e tyre se familja joně politike do të kthehet shume shpejt një alternativë serioze qeverisëse, e cila do të meritojë besimin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.

Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë dhe jashtë vullnetit të tyre, demokratëve u čshtë dashur të përballen edhe me krizën më të rëndë të identititetit dhe demokracisë së brendëshme të partisë që nga koha e themelimit të saj, veçanërisht për shkak të mosfunksionimit të forumeve të saj vendimarrëse, si dhe përvetësimit të kompetencave të organeve qendrore të partisë nga ish kryetari i saj.

Në këto kushte, të ndodhur përballe indiferencës dhe pamundësisë për të ndryshuar situatën c demokracisë së brendshme nëpërmjet rikthimit në krye të detyrës se organeve qendrore të partisë, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit me të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet statutore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, morën përgjegjësine historike të thirrjes së Kuvendit Kombětar të Partisë Demokratike, me datë 11.12.2021.

Qëllimi i vetëm i kësaj thirrje ishte shpětimi i Partisë Demokratike nëpërmjet rikthimit në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të saj, për t'a rikthyer atë në misionin e saj fillestar si shpresë për demokratët dhe njerzit e lirë të këtij vendi në mbrojtjen e vlerave perendimore dhe Euro-Atlantike.

Me vendimin nr. 6, dt. 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, organi më i lartë i saj sipas Statutit, ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra "pěr thyerje të Statutit te Partisë Demokratike, pervetësim te kompetencave te organeve qëndrore te Partise Demokratike dhe demtim të rënde te interesave politike dhe elektorale të saj."

Pavarësisht se sipas nenit 43, shkronja ç), e Statutit, kjo vendimarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit Kombetar të PDSH, ky i fundit, në respekt të mijera demokratëve të cilët në datën 13 qershor 2021 kishin votuar për kryetarin e PDSH sipas parimit "një anëtar; një votë", vendosi t'a ratifikonte vendimarrjen për shkarkim nëpërmjet referendumit në të gjithë anëtarësinë, të mbajtur po sipas të njëjtit parim.

Referendumi konfirmues ështě mbajtur në datën 18.12.2021, sipas disponimeve të Kuvendit Kombëtar në vendimin e sipërcituar, dhe rezultati i tij përfundimtar, sipas procesverbalit bashkëlidhur, sanksionon se 43385 demokratě nga 43879 demokratë votues, kaně vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe për shkarkimin tuaj nga detyra e kryetarit të PDSH.

Komisioni i Përkohshem i Rithemelimit të PD, i krijuar si vullnet i Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë ekzekutiv i partisë deri në krijimin e organeve të reja sipas Statutit, me anë të ketij komunikimi zyrtar ju fton të njiheni me vullnetin e anëtaresisë së Partisë Demokratike dhe atë të organeve mě të larta vendimarrëse të kësaj partie.

Përsa më sipër, kerkohet nga ana juaj që të mermni të gjitha masat përkatëse për t'a jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve, të shprehur nëpërmjet vendimit të Kuvendit dhe referendumit si mekanizem i demokracisë së drejtpërdrejté, duke liruar ambientet e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH, deri më datë 05/01/2022

Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike te Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj.

Bashkëlidhur do të gjeni Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, vendimin nr. 6 dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimin e miratimit të rezultatit përfundimtar të Referendumit të datës 18.12.2021.

Mbetemi të bindur se do t'a kuptoni domosdoshmërinë jo vetëm statutore, por edhe politike e morale, të zbatimit te vullnetit të qarte të demokratëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Berisha kërcënoi për marrjen me dhunë të selisë së PD, Basha: S’na plas për ata që kanë qenë në parti vetëm për karriget

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës dhe atyre që e mbështesin atë duke thënë se nuk u trembet dhe as nuk u bëhet vonë për kërcënimet e tyre pasi PD do shoh drejt së ardhmes dhe se ndarjen me të shkuarën e ka bërë që në Kuvendin e 18 dhjetorit. Ai tha se ata njerëz nuk u interesojnë shqiptarët por vetëm karriget e tyre.

“Se kane mendjen shqiptarët te karriget por vetëm që kanë mendjen te karriget. PD e ka marre vendimet e veta dhe do u qëndrojë atyre deri në fund dhe kuvendi i  18 dhjetori është jo vetëm ndarja me te shkuarën por edhe shikimi drejt të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qene aty vetëm për karriget”, tha Basha.

Sot grupi i Berishës i çoi me postë Bashës vendimin e shkarkimit, ndërsa  paralajmëroi marrjen me dhunë të Selisë së PD nëse Basha nuk pranon shkarkimin e bërë nga referendumi i Berishës.

Ora 15:26
Basha për grupin mbështetës të Berishës: Hajdut, të korruptuar që e kanë vendin në burg

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të grupit mbështetës të Sali Berishës.

"Ata që me PD i lidhte vetëm karrigia dhe në momentin që nuk janë na kanë zaptuar studio si filozof, janë hajdut, janë të korruptuar, e kanë vjedhur vendin, e kanë vendin në burg, jemi të çliruar nga e shkuara, të mbajmë fokusin te kjo gjë e tmerrshme janë vjedhur të dhënat personale", tha Basha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dora: 24/12/2021 06:54

    RRI URTE O LULZIME..SE DO PERFUNDOSH SI OLLDASHI NE NDONJE KANAL....O RROTE THIRRI MENDJES....

    Përgjigju
  • Iris: 24/12/2021 03:33

    Do marrkan zyrat me force mizat e kalit!Po mbylleni gojen qe te dy palet,se asnjerit prej jush s'ju takon ajo ndertese.Ju doni ushtrine ,pronarin e vertete,qe te vije e t'ju flake qe te dy paleve jashte,sepse ja kthyet pronen e saj,padrejtesisht ne <<prone te xanum>>!

    Përgjigju
  • DURRESI: 23/12/2021 18:14

    PO JU PER DHUNE SHQUHENI...PO HE NJEHER TJU SHOFIM JU TRIMAT QE MERRNI ME DHUNE SE PO NUK JU KALBEN NE BURG E NEPER PROCESE ..TRIMAT E MEDHENJ JU...IKNI MER PLEHRA NA LENI RAHAT TE FESTOJME E TE GEZOJME VITIN E RI,APO NGELET PA KARRIKE JU EEEEE.ZOTI JU DENOFTE O PLEHRA TE SHOQERISE SHQIPTARE

    Përgjigju
  • Loran: 23/12/2021 16:58

    Hahaha kshu the donshkelin mbi trupat tan po prishen teatrin kshubthe dikur ne protesta ska kthim mbas etj ahahha e pret tet besoj njeri sot ne 2021

    Përgjigju
  • O ZOT NA SHPETO!: 23/12/2021 16:35

    Po mo luci po, po miljonat qe ke vjedhur ti vetem ne 'Rrugen e Kombit', pa permendur mijra maskaralleqe te tjera qe nuk ka oqean qe ju lan. Dhe i lave duart ti si Ponc Pilati, me ato gjygjet gjoja gjygje, qe vetem drejtesi nuk jane dhe askush, po askush nuk i beson atyre. Dhe na hiqesh si i paster?!!.... Po te gjithe jeni hajdute, bandite e kriminele e mos kujtoni se pallavrat e kollaret e veturat e errta, do t'jua fshine faqen e zeze dhe maskarallekun. Ato jane vertete nje fasade e shkelqyer, per te mbuluar mutin me lule e letra te bukura, por edhe kjo ka nje limit. Aq shume te zeza e mytebere keni bere o plehra, sa s'ka lluster e karaboja qe ju ben derman e ju mbulon horlliqet. Natyrisht kryekrimineli dhe kryemaskarai eshte qoftelargu sb, por edhe ju ne nje çanak keni ngrene e keni dhjere e patjeter qe jeni kelyshet e zagaret e tij. Te gjithe, po te gjithe pa perjashtim, jeni pjese e skotes se pisave e maskarenjve kriminele, qe vetem zjarri e djegia e gjalle, mund t'ju beje derman e mund te pastroje kete token tone te shkrete nga pislleku e tmerret e pashembellta.

    Përgjigju
  • Ledi: 23/12/2021 16:31

    Dy kuvende te PD ,dy vendime nga dy kundershtar brenda PD .Shprehja e Kwllcit se te veme afat ose ndryshe do bejme anetarsin permbarues per te marre zyrat eshte jo demokratike dhe jo ligjore.Me dhunen e antaresise ,ju si grup merrni pergjegjesi jo vetem morale ,politike por dhe penale . Lereni ta zgjidh gjykata ne baze te ligjit

    Përgjigju
  • Turi: 23/12/2021 16:16

    Paska ndersyer Salplehu zagaret e tij. Paska dal gjith elita e PeDe ne video me ne krye Mul magjarin e Kerricin e vogel evgjit.

    Përgjigju
  • Penis Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 23/12/2021 15:55

    O öylo po kujdes se Sala do avdes e ty të vdes e të bën kurban o lyli hsjvan.

    Përgjigju
  • Grupi: 23/12/2021 15:20

    Permbarues Politik?? Struktura e Mbrojtes se Votes?? Neser Gjykate Politike? A ka institucione Ligj zbatuese ky vend apo jo? A kemi Shtet apo jo? Neser keta karier djegurit e PD-se neser mund te ngrene dhe polici politike me militante. Deri kur do heshte shteti.

    Përgjigju
    • AltinTop: 23/12/2021 17:06

      Kshu e ka Shqiperia…bej gati vendin e punes qe te dha Rama se mbase ka rotación… E ke pa kete Seri disa here po mos bej sikur se di…

  • Pupu: 23/12/2021 13:25

    Kellic evgjiti,dhe gjithe Palacot e tjere. Rrespecte per Florianen eshte ylllll. Ka lezetllik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë