TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa ka ardhur edhe reagimi në bllok nga Partia Socialiste që e ka cilësuar një turp për Shqipërinë.

Teksa sjell në vëmendje një prej zakoneve më të rëndësishme të shqiptarëve, atë të mikpritjes, Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla thotë se vetëm një tradhtar si Berisha mund t’i presë në besë shqiptarët. Edhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se Berisha dhe Ilir Meta kanë si qëllim t’i vënë njollë Shqipërisë në sytë e ndërkombëtare.

“Shqiptarët se kanë pasur ndonjëherë zakon që miqtë t’i presë me zhurmë dhe me rrëmujë, përveçse ndonjërit kur pi ndonjë gotë, por përgjithësi, shqiptarët dinë të presin ashtu siç duhet”, tha Gjiknuri nga Cërriku.

TURPI I SHQIPËRISË KA EMËR! Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes. Por tradhtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën”, shkruan Balla.

Në të njëjtën linjë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si Taulant Balla, akuzojnë Berishën se po i shërben interesave të presidentit rus Vladimir Putin në lojën kundër Bashkimit Europian. Kjo protestë sipas tyre është prova e qartë se Berisha punon për rusët.

“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tiranë!", shkruan Veliaj. 

“Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë. Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.  A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirr protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Menjëherë pasi u njoftua protesta, pati edhe një reagim nga pjesa tjetër e Grupit të PD. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se mbajtja e protestës ditën që do të organizohet samiti i BE-së është një gafë e madhe dhe e dëmton opozitën në skenën ndërkombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Berisha protestë ditën e Samitit të BE-së në Tiranë, reagon ministri Çuçi: Do që të turpërojë Shqipërinë! Vepron sikur të ishte një konsull famëkeq i Putinit


Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së sotme të Sali Berishës për protestë më 6 dhjetor kur në Tiranë do të vijnë drejtuesit e lartë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri, në reagimin e tij shkruan se Berisha me këtë akt, do vetëm që të turpërojë Shqipërinë.

“Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit.

Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t'i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës.”, thotë ministri Çuçi në reagimin e ti.

Ora 19:43
Ministri i Mbrojtjes: Turp, Berisha thërret protestë kundër BE-së

1668778976_BERO.JPG

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha ditën kur do të mbahet samiti i BE-Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Një trup për Shqipërinë e ka cilësuar edhe Peleshi, ndërsa shkruan se kjo është një protestë kundër BE-së.

“Një turp që nuk e meriton Shqipëria. Sot, kur Ballkani Perëndimor ka më shumë së kurrë nevojë për mbështetjen e BE dhe SHBA. Sot, kur Shqipëria po spikat si vendi lider në orientimin e rajonit drejt perëndimit, pa dilema gjeopolitike. Sot, kur jemi ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE.

Sot, në prag të një ngjarjeje historike të paimagjinueshme për nga forca që i jep rrugëtimit tonë europian - samitit të BE në Tiranë. Sali Berisha thërret protestë kundër BE, në ditën e samitit.

Asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare. Një dhurate apo një borxh i vjetër? Sidoqoftë këtë faturë nuk mund ta paguajë Shqipëria. Qëndrimi qytetar ndaj këtij turpi është detyrë e gjithsecilit. Së pari e pjesës së shëndetshme të PD”, shkruan Peleshi.

Ora 18:57
Berisha protestë ditën e Samitit të BE-së në Tiranë, Veliaj: Sa turp, prova se kush bën punën e rusëve në Shqipëri! Tradhti ndaj demokratëve

1668794337_6400636037c34e750.jpg

Turp dhe mjerim e ka konsideruar kryetari i bashkisë së Tiranës deklaratën e Berishës se protesta e radhës do të jetë në datën 6 dhjetor ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, protesta ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Europës është prova më e qartë.

“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tiranë! Sa turp! Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", thekson Veliaj.

Ora 18:49
Protesta e opozitës ditën kur në Tiranë vjen Macron, Scholtz dhe të gjithë liderët e BE-s, reagon Gjiknuri: Berisha-Meta, njollë Shqipërisë

1668793861_DamianGjiknurinekomision.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri komentoi deklaratën e sotme të Berishës për protestë më 6 dhjetor kur në Tiranë do të vijnë drejtuesit e lartë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga Cërriku në një takim me banorë atje, Gjiknuri tha se Berisha dhe Meta duan që t’i vënë njollë Shqipërisë në sytë e ndërkombëtare, duke cenuar në këtë mënyrë dhe traditën e bukur të shqiptarëve, atë të mikpritjes. 

“Deklaruan sot që do bëjnë protestë meqënëse vijnë kryeministrat e Bashkimit Europian në Shqipëri. Çfarë është kjo, dashuri për vendin? Për të mirën e vendit?! Përkundrazi, leqë shqiptarët se kanë pasur ndonjëherë zakon që miqtë t’i presë me zhurmë dhe me rrëmujë, përveçse ndonjërit kur pi ndonjë gotë, por përgjithësi, shqiptarët dinë të presin ashtu siç duhet.  Atëherë çfarë do ti të bësh? Ti do të japësh dhe të transmetosh imazh tjetër për Shqipërinë? E pra këta janë , ata që flasin në emër të vendit nuk bëjnë as respektin minimal që i takon këtij kombi aq më tepër kur bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mirën e zhvillimit të Shqipërisë. Dhe këta njerëz tani do dalin, do vijnë nëpër fushata elektorale, do sjellin dhe personazhe të reja, do kërkojnë dhe vota. Po çfarë votash do kërkojnë kur këta e kanë treguar se çfarë kanë bërë për këtë zonë. Se kjo zonë ndryshimin e vërtetë e pa me qeverisjen e majtë”, tha Gjiknuri.