Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili paralajmëroi akte dhune edhe ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kishte postuar deklaratën me tone lufte të Berishës, Balla pati një thirrje për mbështetësit e PD.

Balla kërkoi që ata të mos marrin urdhra nga një plak matuf, i cili për interesin e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike.

“Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”

SB?  “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.

Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.

Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.

Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Berisha me tone lufte, kërcënon me sulme selitë e PS nëpër qytete: Do iu asgjësojmë (VIDEO)