Jo vetëm në drejtim të Kryeministrisë dhe Parlamentit. Sali Berisha, pa shfaqur shenja pendese mbi aktet e dhunës që mbrëmjen e së premtes, nuk kursyen as besimtarët myslimanë që faleshin në Xhaminë e Namasgjasë, paralajmëron akte dhune edhe ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
“Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës. Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese.
Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit. Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”, tha Berisha.
Akuzat e tij shkojnë sërish te skenari se protestuesit u sulmuan me plumba gome.
“Regjimi përdori të gjitha mjetet e dhunës, nuk kurseu as plumbat e gomës, me snajper në ballë të kandidates tonë për deputete në Shkodër, intelektuales së njohur, Mehmeti”, tha Berisha.
Aktet e dhunës një ditë më parë nisën menjëherë pasi Berisha përmbylli fjalimin para kryeministrisë, ndërsa në një moment teksa po fliste për dhunë policore, ai i quajti edhe protestuesit e tij kryengritës të armatosur.
Komente













I shoftë ZOTI plerat e SPAK me gjith familje që që kanë se janë ndyrësira që janë të kapur nga Sali non grata....
Përgjigju